Ngjyra ka aftësinë unike për të transformuar çdo dhomë dhe me përzgjedhjen e duhur, ju mund të vendosni tonin e përsosur për hapësirën tuaj. Në botën e dizajnit, dihet mirë se ngjyrat e lehta të bojës e bëjnë dhomën të duket më e madhe dhe më e ndritshme.
Muret e lehta dhe të ndritshme janë më reflektuese, duke e bërë një hapësirë të ndihet e hapur dhe e ajrosur, gjë që ndihmon në maksimizimin e efektit të dritës natyrale. Por ka një gamë të larmishme me ngjyra.
Pra, cilat ngjyra e bëjnë një dhomë të duket më e madhe?
Këtu janë disa ngjyra që e bëjnë një dhomë të vogël të ndihet shumë më e hapur.
E BARDHA
Natyrisht, e bardha është një zgjedhje e qartë për ta bërë një dhomë të ndjehet më e madhe. Nuk është sekret që ngjyrat e lehta e bëjnë dhomën të duket më e madhe, veçanërisht nëse hapësira është e mbuluar me dritë natyrale. Pavarësisht nëse është një kuzhinë moderne, ose dhomë gjumi e frymëzuar nga stili rustik, e bardha është një zgjidhje e shkëlqyer për të filluar procesin tuaj të dekorimit.
Përdoreni këtë ngjyrë: Në dhoma me pamje nga jugu

BLU MARIN
Në dhomat me pak dritë natyrale, një nuancë e thellë detare mund të krijojë një përshtypje të thellësisë dhe ta bëjë një hapësirë të ndjehet dramatike dhe madhështore. Kur lyeni muret tuaja në një ngjyrë deti, gjithashtu mund të mbani mobiljet në të njëjtën nuancë, për të mjegulluar linjat midis skajeve të dhomës dhe për ta bërë atë të ndihet më e madhe. Kjo e bën gjithashtu një zgjedhje të shkëlqyeshme për dhoma me dollap, si kuzhina dhe biblioteka.
•Këshillë: Stili monokromatik funksionon po aq mirë, pavarësisht se me çfarë ngjyre keni të bëni.

GRI E FTOHTË
Një alternativë e shkëlqyeshme është grija e lehtë e ftohtë, e cila mund të ndihet e freskët dhe e ndritshme. Ngjyrat e ftohta ndihen më të freskëta dhe më të ndezura se ato të ngrohta, kështu që ndihmon në krijimin vizual të pamjes së më shumë hapësire. Përdoreni këtë ngjyrë për t’i dhënë hapësirës një ndjesi komode, por të shtrirë.
Përdoreni këtë ngjyrë në: Një dhomë me pamje nga lindja, ose perëndimi.

ROZË E EMBËL
Një nuancë e butë rozë mund të ndriçojë një dhomë të vogël dhe ta bëjë atë të ndihet e gëzuar dhe e lehtë, gjithashtu do të duket e mrekullueshme në orën e perëndimit të diellit. Kjo nuancë funksionon më së miri dhe plotësohet me tone të lehta neutrale të ngrohta si bezha, rëra dhe fildishi. Ngjyrosni tavanin në të njëjtën nuancë, për një ndjesi mbështjellëse. Mos u mashtroni se roza është një ton femëror. Kjo ngjyjrë lidhet shkëlqyeshëm me drurët më te errët, metalet moderne dhe mobiljet luksoze prej kadifeje, ose lëkure gjithashtu.
Përdoreni këtë ngjyrë: Në dhoma me pamje nga perëndimi./Katror.info
