katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    21 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    21 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    16 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    13 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    21 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    21 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    13 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    13 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    13 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    2 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ChatGPT në universitete – si mund t’i ndihmojë inteligjenca artificiale studentët?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life StyleViral

ChatGPT në universitete – si mund t’i ndihmojë inteligjenca artificiale studentët?

Last updated: 28/01/2023 12:07 PM
129 Shikime
Shpërndaje
Foto: Getty Images

Ekspertët mendojnë se Chatbots si ChatGPT do të ndryshojnë mënyrën si jepen leksionet dhe si mësohet në universitete.

Inteligjenca artificiale rrezik apo një mundësi të madhe?

Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për herë të parë tek ChatGPT, ajo e ndjeu se ky do të jetë “një moment magjik”. Profesorja e informatikës ekonomike në Shkollën e Lartë të Kielit, në Gjermani, merret prej vitesh me studimin e ndikimit që modelet gjuhësore të inteligjencës artificiale kanë në sektorin e arsimit. 

Mundesh me e lexu edhe…

Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve

Chatbot ChatGPT u bë publik më 30 nëntor 2022 nga firma Open AI me qendër në Silicon Valley, firmë e krijuar mes të tjerave edhe nga Elon Musk. Kushdo mund të ndërveprojë online me inteligjencën artificiale (IA). Mjafton të bësh pyetje ose të japësh komanda në dritaren ku zhvillohet bisedat dhe ChatGPT të jep përgjigje (pothuajse) për gjithçka. Aty u futën brenda pesë ditësh një milionë vetë. Për të arritur këtë shifër instagramit iu deshën më shumë se dy muaj, shkruan Deutsche Welle (DW). 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

ChatGPT mund të japë shpjegime, të programojë dhe të argumentojë. Doris Weßels u çudit edhe vetë kur i dha IA komandat e para. “Ne hyjmë në një botë tjetër,” thotë ajo. Magjia e kësaj IA është e vështirë të përshkruhet. “Ajo duhet provuar dhe përjetuar vetë”.  

Foto: A do të shkojë me njeri në bibliotekë?/DW

Mike Sharples, mendon se ka qenë GPT-3, një program pararendës i ChatGPT, një nga “sukseset më të mëdha” që ka përjetuar në karrierën e tij 40 vjeçare si shkencëtar i IA. Por profesori britanik, Emeritus i universitetit Open University thotë:  “GPT demokratizon plagjiaturën”.  

Studentët mund t’i japin tani programit komanda për të shkruar tekste në gjuhë perfekte. Si të thuash një lloj ghostwriting falas për të gjithë.   

ChatGPT mund të përdoret për shembull për të shkruar tekste akademike. Mike Sharples ka gjeneruar artikullin e parë shkencor me IA, artikull që sipas tij, “arriti ta kalonte provimin e parë si artikull profesional”. Në internet janë shtuar njoftimet e dhëna nga nxënës, nxënëse dhe studentë, që thonë se kanë përdorur IA për të bërë detyrat e shtëpisë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo gjë shqetëson edhe Doris Weßels-in, e cila ka krijuar në Shkollën e lartë të Kielit qendrën kompetente virtuale me titull: “Të mësosh veten dhe të tjerët me IA”. Sipas Weßels-it, për shkollat e larta dhe universitetet ekziston rreziku i shtimit të varësisë nga industria e software-ve, e cila zhvillon sisteme gjithnjë e më të afta inteligjence artificiale, që mësohen dhe përdoren nga studentët më shpejt se sa ata që japin leksione. Shpesh studentët mësojnë nga mediat sociale në kohë reale për zhvillimet e reja. Shumë më shpejt se brezi me moshë më të madhe. 

Shpesh studentët mësojnë nga mediat sociale në kohë reale dhe jo nga librat për zhvillimet e reja/Dw

Weßels tregon për një skenar të mundshëm frike, me studentë të lidhur mirë në rrjet dhe profesorë që nuk ia kanë idenë, dhe që mendojnë se kanë bërë punë të shkëlqyer, sepse korrigjojnë detyrat e shtëpisë dhe nuk gjejnë asnjë gabim. 

Debarka Sengupta drejton qendrën Infosys Centre for Artificial Intelligence (CAI) në IIIT të Delhit. “Të gjithë në Indi e njohin ChatGPT”, thotë ai. Profesori druhet se programi mund të të bëjë të varur: Nëse nxënësit nuk mësojnë më të shkruajnë tekste vetë, por përdorin vetëm ChatGPT, atëherë ata mund të bëhen “shumë inkompetentë dhe të varur”, thotë Sengupta. 

Por nxjerrje statistikash që të mbështesin pikëpamjen e tyre, nuk janë bërë deri tani. Kjo ka të bëjë edhe me kohën e shkurtër që ka kaluar që kur është bërë publik ChatGPT. Por ashtu, si studiues të tjerë edhe Sengupta thekson se: “Plagjiaturë dhe mashtrime ka pasur gjithnjë”. Prandaj nuk duhet nënvleftësuar motivimi i studentëve. Ose siç thotë Mike Sharples: “Studentët duan të mësojnë, jo të mashtrojnë”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në përgjithësi Sengupta e sheh shumë pozitivisht ChatGPT. Inteligjenca artificiale i ndihmon studentët e tij. Një prej tyre është Bernadette Mathew. Për të marrë titullin doktor në biologji ajo është duke studiuar si rritet gaforrja. Për këtë temë mungojnë të dhëna të shumta që kanë vlerë po të analizohen.

Prandaj asaj i duhet të programojë vetë. Kjo përbën një problem për të sepse gjatë studimeve nuk ka mësuar të programojë. Sengupta e morri vesh që ajo kishte vështirësi dhe i tregoi për ChatGPT. Tani Bernadette Mathew i jep detyra ChatGPT, i thotë programit të gjejë gabime në kodimin e saj dhe me ndihmën e inteligjencës artificiale mëson gjuhën e programimit. Sipas saj, kjo gjë ka funksionuar në “99 për qind të të gjithë rasteve”. Më e mira është se ChatGPT jo vetëm që bën punën e saj, por edhe e ndihmon me durim që ajo ta kuptojë vërtet programimin. 

Bernadette Mathew thotë, se nëpërmjet IA ndihet e “fuqizuar” për të punuar a pavarur. Asaj nuk i duhet të kërkojë gjithnjë ndihmë nga të tjerët. “Të zhvillosh bisedë me ChatGPT është sikur zhvillon bisedë me një person të vërtetë. Po ta kisha ditur më parë, do ia kisha kursyer vetes shumë nga punët që kam bërë,” thotë ajo.

Ajo mendon se inteligjenca artificiale do të revolucionarizojë edhe punën e biologëve të tjerë. Sepse ata mund të përqendrohen tani në analizimin e gjërave dhe jo në mësimin e programimit. Por Mathew ka edhe frikë se dikur nuk do jetë më në gjendje që të përdorë ChatGPT, sepse inteligjenca artificiale do bëhet me pagesë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Doris Weßels mendon se ChatGPT mund të ndihmojë edhe studiues të fushave të tjera. Ai mund të eliminojë bllokadat kur nuk shkruan dot, mund të ulë frikën kur ndodhesh para letrës së bardhë dhe të shkruajë fjalët e para që janë të vështira ose paragrafin e parë.

Weßels vlerëson po ashtu vlerën e madhe të frymëzimit që mund të ofrojë një asistent digjital shkrimi, në formën e ChatGPT. 

Psikolinguisti kanadez Daniel Lametti nga universiteti Acadia e krahason rëndësinë e inteligjencës artificiale si ChatGPT për tekstet akademike me rëndësinë që ka makina llogaritëse e xhepit për matematikën. Makina llogaritëse e ndryshoi nga themelet dhënien e mësimit. Më parë vlerë kishte rezultati përfundimtar, zgjidhja e një ekuacioni. Por një ditë vendimtare nuk ishte më zgjidhja, por ishte mënyra e zgjidhjes.

Kështu, në të ardhmen artikujt akademikë nuk do të vlerësohen më nga forma përfundimtare, por do të vlerësohen nga mënyra me të cilën studentët kanë marrë një tekst të inteligjencës artificiale dhe e kanë përpunuar e plotësuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lametti thekson po ashtu si ekspertë të tjerë se: Tekstet e inteligjencës artificiale nuk pasqyrojnë realitetin, por pasqyrojnë vetëm gjuhën me të cilën është ushqyer inteligjenca artificiale. Por ChatGPT nuk e kupton rëndësinë e kësaj gjuhe, sepse ChatGPT është si puna e një papagalli, që ndodhet në zyrën e një profesoreje, dëgjon gjithë bisedat e saj dhe fillon dikur të thotë fjali që tingëllojnë të mençura.

Prandaj ka gjëra që shkruan ChatGPT që tingëllojnë mirë kur i lexon, por që janë krejt të gabuara. Prandaj është shumë e rëndësishme që të bëhet korrigjimi nga njeriu. Kjo shpesh është e vështirë dhe kërkon dije të mirëfillta, prandaj në të ardhmen ato mund të vlerësohen si të tilla.

Për ekspertët një gjë është e qartë: Teknologjia nuk zhduket më. ChatGPT është sfidë për mësimdhënësit, por ofron për universitetet mundësi që mund të përdoren prej tyre dhe prej studentëve. Debarka Sengupta mendon se vendi që do jetë më i shpejtë në këtë zhvillim do të jetë vendi i tij, India, një vend që e do teknologjinë./DW/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Chat GPTInteligjenca ArtificialeLifestyleOpen AIteknologjiViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kadare feston ditëlindjen e 87-të, publikohet dorëshkrimi i romanit të parë
Artikulli i ardhshëm A e veshi Rita Ora fustanin e martesës së saj në klipin e këngës së re?
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

2 Shikime
Viral

CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI

7 Shikime
Life Style

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?