Të mbyllurit e aplikacioneve një nga një në iphone ju harxhon shumë kohë. Ekzistojnë një mënyrë më e lehtë për të mbyllur disa aplikacione. Në telefonin tuaj rrëshqitni nga lart kah fundi i ekranit dhe më pas duke ndaluar (ose duke klikuar dy herë butonin Home në disa modele). Por nëse përdorni tre gishta duke prekur një aplikacion të ndryshëm atëherë mund të mbyllni disa faqe njëherësh, shkruan Top Albania Radio.
Gjithsesi mbyllja e krejt aplikacioneve përnjëherë sepse e përmirëson performancën e iPhone edhe jetëgjatësinë e baterisë është një mit, e kundërta është e vërtetë, kjo mund ta ngadalësojë telefonin dhe zbres nivelin e baterisë. Apple ka bërë të ditur se “ju duhet të mbyllni një aplikacion në telefon vetëm nëse ai nuk reagon, pra nëse një aplikacion ngrin ose nuk përgjigjet, mund ta mbyllni pastaj ta hapni përsëri”. Kur ju largoheni nga një aplikacion ai ngrihet në memorie dhe edhe pse nuk përdoret në mënyrë aktive kurdo që të ktheheni te ai aplikacion do të funksionojë si normalisht.
Nëse i mbyllni krejt aplikaconet procesi i rinisjes së plotë të tyre është më intensiv në pajisjen tuaj sesa një “shkrirje” e thjeshtë. Pra, mendoni para se të hiqni dorë nga një aplikacion, sepse mund të jetë thjesht një humbje e kohës dhe e iPhone-it tuaj./Katror.info
Përgatiti:
