Kushdo që pak i kushton randësi shnetës e mundohet me u kujdesë n’ushqim e din se sa t’pashëndetshme janë langjet e bleme, qoftë edhe ato t’cilat pretendojnë me qenë 100% natyrale. Megjithatë, sado kudo, t’gjithë jemi njerëz, lakmojmë e najherë edhepse ruhemi nuk mrrijmë gjithë me i rezistu merakut për nji gotë lang.
Langu i mollës t’gjelbërt asht krejt çka t’duhet kur t’pihet diçka e mirë e e shijshme, pa pasë nevojë me ba kompromis me alternativat artificiale t’dyqaneve. Pos që super-lang, asht edhe super i lehtë me u përgatitë e nuk t’merr kohë ma shumë se 2 minuta.
PËRBËRËSIT:
1 e 1/2 ujë të ftohtë
2 molla t’gjelbërta t’prera n’copa (me lëvore)
1 kastravec i prerë n’copa
1 limoni t’freskët (pa lëvore)
2 copëza t’vogla xhenxhefili t’freskët (t’qërume)
1 grusht spinaq
1 gotë me copëza akulli
2 lugë gjelle mjaltë
HAPI 1:

Shto krejt përbërësit n’blender.
HAPI 2:

Bluji përbërësit n’blender për 2 minuta, ose deri sa t’shpërbahen krejt copëzat e frutave dhe akullit.
HAPI 3:

Servoje langun n’gotë e shijoje kurdo gjatë ditës.
Ne ta rekomandojmë që me i çelë sytë n’mëngjes me këtë lang, por lirisht mundesh me e konsumu edhe gjatë ditës. Nëse don me përgatitë sasi ma t’madhe, veç dyfishoje, trefishoje sasinë e përbërësve dhe kujdesu që langun me rujt’ n’shishe t’xhamit n’frigorifer dhe me e shkundë para përdorimit.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/
Përgatiti:
