Këngëtari i njohur, Ilir Shaqiri, në një bashkëpunim me Tifozat Kuq e Zi ka publikuar këngën për Kombëtaren e Shqipërisë.
“Përjetësisht me ty Shqipëri”, është titulli i këngës, i publikuar të mërkurën në YouTube.
Ilir Shaqiri do të jetë prezent edhe në festimin e 20-vjetorit të themelimit të Tifozëve Kuq e Zi, që mbahet më 23 dhjetor, në qendër të Tiranës, përcjell Albinfo.ch.
Shqipëria në “Euro 2024” është në grup me Kroacinë, Italinë e Spanjën. Evropiani nis në qershor. /Katror.info
Përgatiti:
