Rohan Bopanna i Indisë bëhet “numri një” më i vjetër i tenisit në botë në moshën 43-vjeçare, pasi ai dhe Matthew Ebden arritën në gjysmëfinalen e dysheve të Australian Open.
Bopanna dhe australiani Ebden mundën dyshen argjentinase Maximo Gonzalez dhe Andres Molteni 6-4 7-6 (7-5).
Po ashtu, Bopanna u bë profesionist në vitin 2003 dhe ka fituar një titull Grand Slam në dyshe të përziera së bashku me kanadezen Gabriela Dabrowski në French Open 2017, raporton BBC.
Bopanna dhe Ebden do të përballen me Tomas Machac dhe Zhang Zhizhen në katërshen e fundit në Melburn.
“Numri një” i mëparshëm në dyshe për meshkuj ishte Mike Bryan, i cili ishte 41 vjeç e 76 ditë ndërsa Serena Williams është “numri një” më i vjetër i femrave në teke me 35 vjeç./Katror.info