Këngëtarja amerikane, Beyonce, më në fund e ka lansuar linjën e saj të kujdesit për flokë.
42-vjeçarja e ka zbuluar pamjen e parë të markës së saj të re të kujdesit për flokët “Cécred” në një trailer të publikuar rishtazi teksa njoftoi datën kur fansat mund të presin e të mund ta blejnë linjën e shumëpritur, transmeton Klankosova.tv.
“Flokët janë të shenjtë. Udhëtimi fillon më 20 shkurt. Vizitoni CECRED.COM”, shkroi Beyonce në mbishkrimin e trailerit, të publikuar në Instagram dhe faqen e saj zyrtare të marten.
Beyoncé arriti famë në fund të viteve 1990 si këngëtarja kryesore e grupit R&B Destiny’s Child dhe më pas filloi një karrierë solo jashtëzakonisht të suksesshme./Katror.info