katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    10 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    13 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    13 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    10 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    13 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    14 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    13 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: A është Kate më pranë fronit?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

A është Kate më pranë fronit?

Last updated: 02/01/2025 4:16 PM
96 Shikime
Shpërndaje
FOTO: VOGUE

Nuk e ka marrë veten plotësisht, por çdo herë që shfaqet në publik, duket më mirë. Pa dyshim, është një njeri i ri. Nuk mund të përballosh një sëmundje si kanceri pa ndryshuar. Sipas një miku të familjes, Kate Middleton po e mbyll këtë vit të “vrazhdë” (siç e quajti William) me optimizëm të matur dhe me ndërgjegjësimin se gjëja më e rëndësishme janë njerëzit e dashur. Jo froni, që gjithsesi duket më pranë se kurrë, por familja.

Ndër njerëzit më me ndikim

Viti 2024 ka qenë, për mirë apo për keq, viti i saj. Edhe revista prestigjoze Time e pranoi këtë gjë, duke e përfshirë Kate-n ndër dhjetë njerëzit që kanë ndikuar më shumë në debatin publik dhe në formimin e opinioneve. Në janar, Pallati Mbretëror njoftoi për një ndërhyrje kirurgjikale të Kate në bark, për një problem të paqartë shëndetësor. Pas spekulimeve dhe teorive të shumta konspirative në rrjetet sociale, në mars vetë Kate, në një video prekëse, zbuloi se vuante nga kanceri.

Mundesh me e lexu edhe…

Pamja e saj e zbehtë, e dobët dhe e lodhur është një imazh që do të mbetet gjatë në mendjet e njerëzve. Guximi dhe sinqeriteti i saj për të ndarë këtë luftë personale e kanë bërë një shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi. E veçanta është se kjo pasoi një situatë që shkaktoi debate, kur një foto e Kate me tre fëmijët e saj, e publikuar për Ditën e Nënës, u tërhoq nga agjencitë për shkak se ishte manipuluar me Photoshop, shkruan Bota.al.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Viti më i errët për William

Në muajt pasues, polemikat nuk munguan, ndërsa mungesa e Kate nga skena publike shtoi shqetësimet. William, ndërkohë, po kalonte një nga periudhat më të errëta të jetës së tij, duke u përballur me sëmundjen e babait dhe të gruas së tij, si dhe me peshën e përgjegjësive për të ardhmen e monarkisë.

Nga ana tjetër, Kate i kushtoi gjithë energjinë e saj trajtimit dhe shëndetit, duke iu shmangur presionit mediatik dhe duke marrë kohën e nevojshme për rikuperim. Rilindja e saj filloi në qershor, kur u shfaq në ngjarjen Trooping the Colour, ditën zyrtare të lindjes së mbretit. E dobët, por e vendosur për të rifilluar jetën e saj, ajo tregoi forcë. Në shtator, me një video prekëse familjare nga natyra e Norfolkut, Kate njoftoi përfundimin e kimioterapisë dhe tërheqjen e kancerit.

Një mbretëreshë ndryshe

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sot, Kate është nën kontroll të rreptë mjekësor dhe zgjedh me kujdes ngjarjet ku merr pjesë. Ailsa Anderson, ish-zëdhënëse e mbretëreshës Elizabeth II, tha për People: “Kate do të ndjekë një strategji të vizitave të papritura dhe të minutës së fundit, që i japin fleksibilitet të madh.” Në të ardhmen, do të jetë gjithmonë ajo që do të vendosë mbi agjendën e saj.

Kate dhe William po përgatiten për rolet e tyre të ardhshme më herët nga sa e mendonin. Sipas biografes Sally Bedell Smith, Pallati ka nisur prej kohësh përgatitjet për pasimin e fronit. Shenja më e qartë e kësaj strategjie ishte pjesëmarrja e William-it, dhe jo e mbretit Charles, në inaugurimin e Katedrales së Notre-Dame në Paris, ku ai përfaqësoi monarkinë britanike përballë liderëve botërorë.

Një mbretëreshë part-time

Ndryshe nga paraardhësit, Kate dhe William janë të vendosur të mos sakrifikojnë shëndetin e tyre apo kohën me fëmijët për hir të detyrimeve mbretërore. Catherine, mbretëresha e ardhshme, ka të ngjarë të jetë një mbretëreshë “part-time,” por pa ndjenja faji. Për të, familja është gjithmonë përparësia kryesore, pavarësisht afërsisë me fronin. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:detyrime mbretërorefamiljaFroniKate MiddletonmbretëreshëpeopleshëndetiTrooping Centerwilliam

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lojërat që njerëzit ishin ‘më të etur’ për të luajtur gjatë vitit 2024!
Artikulli i ardhshëm Kryeqyteti nis vitin me sistem të ri – një biletë për të gjitha linjat e transportit urban

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto

15 Shikime
People

Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë

24 Shikime
People

Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?