Aktorja Olivia Wilde (39) gjithmonë tërheq shumë vëmendje me pamjen e saj tërheqëse, e cila ka një linjë të shkëlqyer falë stërvitjeve të rregullta.
Së fundmi ajo është single, pasi u nda me yllin e muzikës, Harry Styles, i cili është dhjetë vjet më i ri dhe paparacët e kapën duke shkuar në palestër.
Në tapetin e kuq ajo është magjepsëse dhe njëkohësisht e mrekullueshme dhe e bukur, ndërsa figura e saj e shkëlqyer është rezultat i stërvitjes së rregullt, të cilës Olivia i është përkushtuar jashtëzakonisht shumë, shkruan Katror.info.
Ajo u kap në rrugët e Los Anxhelosit teksa po shkonte në palestër dhe pas stërvitjes nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra. Ishte në edicionin sportiv; dollakë të zeza dhe fytyrën e saj të zhveshur dhe të “fshehur” nën syzet e diellit të errëta./Katror.info