Capital T mbrëmjen e djeshme (e premte) ndezi Prishtinën me koncertin madhështor “Time Capsule II”.
Ai performoi këngët e tij të famshme, ndonëse numëron hite të mëdha – pasi ka nisur karrierën që në moshë të re.
Përveç disa artistëve të tjerë të vendit, për të performuar i ftuar special ishte ylli me famë ndërkombëtare, Akon.
Aliaune Damala Badara Akon Thiam (emri i vërtetë) erdhi për herë të parë në Kosovë, ndërsa dhuroi spektakël përpara një turme të madhe.
50 vjeçari vodhi vëmendjen e shfaqjes me mënyrën e interpretimit të këngëve e po ashtu edhe me lëvizjet skenike. /Katror.info