katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    8 minutes ago
    Reuters bën viral arinjtë e Mramorit
    19 minutes ago
    E diel e vranët dhe me reshje shiu
    1 hour ago
    A i ka Kurti numrat për formimin e qeverisë?
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    28 minutes ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    22 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    1 day ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    12 minutes ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    36 minutes ago
    Mona Lisa e Leonardo da Vinci, një figurë komplekse që i ngjan shumë një njeriu të ndërlikuar!
    2 days ago
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    1 hour ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Aktivistët që po bëhen zani i çikave që “s’kanë zë”…
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Aktivistët që po bëhen zani i çikave që “s’kanë zë”…

Last updated: 21/04/2023 4:06 PM
859 Shikime
Shpërndaje

Kishin mujtë me punu kudo, me pasë një orar e me u marrë veç me veten, por personazhet e këtij edicioni e tregojnë ma së miri se çka do me thanë me u ba zani i dikujt që nuk dëgjohet ma, ose që të tjerët nuk e kanë lanë me iu dëgju.

Katrori i Lajmeve te Mira

Janë këta njerëz që besojnë në drejtësi dhe barazi, prandaj e ngrisin zanin, dalin në protesta e aksione, vetëm e vetëm me pru drejtësi për ato që nuk munden me bo vetë diçka të tillë. 

Kjo ditë, si jo pak të tjera, e gjeti Lëvizjen Feministe Studentore (LFS) në protestë për siguri ma të madhe për vajzat. 

Mundesh me e lexu edhe…

“Ne nuk do të lejojmë që dhuna të tolerohet andaj nuk do të ndalemi së protestuari për sigurinë tonë,” thotë gjatë protestës Anita Mjeku– Aktiviste e LFS-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studentët kërkuan përjashtimin nga Universiteti i Prishtinës i profesorit të fakultetit të Filologjisë Bekim Bejta, i akuzuar nga disa studente për përdorimin të gjuhës denigruese.

Lëvizja feministe studentore

Reagimi i studentëve dhe raportimi i mediave solli rezultat, meqë Universiteti i Prishtinës të martën e suspendoi Bekim Bejtën nga detyra. Kjo u konfirmua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Qerim Qerimi – rektor i up-së

“Duke pasur parasysh që ka denoncime të hapura dhe në pritje të një vendimi nga ana e Këshillit të Etikës për të, ne morëm vendimin e sotëm për suspendim efektiv të menjëhershëm,” iu tha Qerimi gazetarëve.

Megjithatë, studentet thonë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesës së tyre për përjashtimin e Bejtës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Anita Mjeku– Aktiviste e LFS-së

“Protestat edhe mobilizimi jonë ka me vazhdu, na nuk kemi me leju që edhe më tutje të rehabilitohen abuzuesit, qysh e ka rehabilitu deri më tash një abuzues Universiteti i Prishtinës,” shprehet Mjeku.

Studentet e Lëvizjes Feministe thonë se ky aktivizëm nuk po i lodh e përpara tij asgjë nuk po i ndal. 

Fleta Mujaj – LFS

“Ka pasur nevojë Universiteti i Prishtinës edhe shoqëria për një lëvizje të tillë që e ngjall aktivizmin si ide, e çon përpara feminizmin si koncept, por njëkohësisht reagon për problemet që i preokupojnë studentët. Nëse kishim mbërri veç me lajmëru dikënd, me njoftu dikënd me konceptin e feminizmit si ide dhe me njoftu me botën e aktivizmit ne e konsiderojmë si sukses tonin të brendshëm,” thotë në një intervistë për Katror.info, Fleta Mujaj.

Njëjtë ndodh edhe me aktivizmin e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), që tashmë është bërë një adresë e sigurt për viktimat e dhunës me baza gjinore, ndërsa reagimet me kohë për padrejtësi kanë filluar të dëgjohen më shumë nga institucionet. Besarta Breznica zyrtare e Programit për Adresimin e Dhunës në Baza Gjinore në RrGK rrëfen përvojën e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Besarta Breznica – rrjeti i grave të kosovës

“Takohemi me viktima të dhunës me bazë gjinore, ofrojmë këshillim ligjor falas, në të njëjtën kohë kemi edhe avokat i cili i përfaqëson në procese gjyqësore. Gjithashtu, kemi edhe monitoruese e cila shkon dhe monitoron seanca të ndryshme penale në gjykata,” shprehet ajo.

Fatmirësisht, pas shumë peripecish, shumica e rasteve të adresuara në Rrjetin e Grave të Kosovës përfundojnë në favor të vajzave dhe grave. 

“Kur po flasim për raportime dhe që gratë janë më të informuara për të drejtat e tyre, padyshim këtu ka kontribuar edhe shoqëria civile, posaçërisht organizatat e grave të shoqërisë civile, sepse ato kanë qenë në terren vazhdimisht duke i informuar gratë dhe vajzat për të drejtat e tyre dhe në të njëjtën kohë duke i fuqizu që ato të mos jetojnë në ambiente abusive.” 

Besarta fokusimin në aktivizëm për të drejtat e vajzave dhe grave e sheh si diçka të mirë për krejt shoqërinë posaçërisht për gratë edhe vajzat sesa për ndonjë përfitim individual. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur takohesh me vajza edhe me gra të shumta, të cilat i informon ato për procese të ndryshme, dhe kur pas dy apo tri viteve apo edhe më herët vjen një vendim i cili është në të mirë të një gruaje dhe një vajze, padyshim që kjo është një shtysë e madhe për me vazhdu tutje e mos me ndalë aktivizmin,” shprehet Breznica.

E për të na dëshmuar se të drejtat e grave nuk janë çështje që ju takojnë vetëm atyre, por krejt shoqërisë është angazhimi i Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. 

IKD-ja brenda vitit ofron për afërsisht 500 deri në 600 raste ndihmë juridike falas ku dominojnë ndihma juridike falas që ka të bëjë me gratë në fushat e ndryshme qoftë civile apo juridike. 

Ehat Miftaraj – Instituti i Kosovës për Drejtësi

“Brenda vitit mund të them që kemi afërsisht 1000 kërkesa, por sigurisht që, jo çdo kërkesë mund të përmbushë kriteret të cilat i ka përcaktuar ligji që mund të përfitojnë ndihmë juridike falas, por që 50-60% e këtyre kërkesave miratohen. Në bazë të statistikave që ne si IKD kemi është fakti që deri më tani nëse i kemi ofruar mbi 3 mijë raste ndihmë juridike falas afërsisht 60% e tyre janë që i takojnë grave dhe mbi 30 apo 35% që ju takojnë komuniteteve jo shumicë në Kosovë apo edhe grupeve të margjinalizuara të cilat në njëfarë forme kanë nevojë për ndihmën e një qendre të specializuar për të garantuar të drejtat e tyre në praktikë.” 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai mendon se në Kosovë ka aktivizëm qytetar mjaft të zhvilluar. 

“Sidoqoftë kjo nuk do të duhet të vetëmjaftonte, por do të duhej që kërkesa për të drejtat e grupeve të margjinalizuara në Kosovë, me theks të veçantë të grave, duhet të jetë prioritet i çdo qytetari, i çdo gjyqtari, i secilit institucion në mënyrë që të mësojmë nga gabimet e institucioneve, gabimeve tona dhe të njëjtat që mos përsëriten,” thotë Miftaraj.

Ai thotë se aktivizmi qytetar është vlerë në botën demokratike dhe ai nuk do të thotë qëtë ngritemi kundër instucioneve të shtetit, të mallkojmë apo të gjykojmë institucionet e shtetit.

“Aktivizmi qytetar nënkupton që në radhë të parë të ngritemi për të drejtat dhe liritë që na ofron Kushtetuta e cila është miratuar nga përfaqësuesit e popullit që janë votuar nga qytetarët.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aktivizmi qytetar tregon se veprimet e vogla mund të çojnë në ndryshime të mëdha dhe se heshtja nuk është opsion./Katror.info

Edicionin #4 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira!

Përgatiti:

Fjolla Hajrizaj
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Profesioni që nuk po konsiderohet më vetëm i djemve falë edhe angazhimit vullnetar…
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Aktivistët e Bardhit që krijuan park nga asgjëja falë dashurisë për fshatin e natyrën
  • Fjolla Hajrizaj
    https://katror.info
    Social Media e parë në gjuhën shqipe po zhvillohet në Vushtrri…
TAGGED:aktivizmi qytetarIKDLajme te miraLevizja Studentore FeministeRrGKTe drejtat e njeriuttopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vazhdon furnizimi me ngrohje, Termokos s’e ndërpret ngrohjen më 15 prill
Artikulli i ardhshëm Federata e Hendbollit të Kosovës shënon ngritje në EHF
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm

3 Shikime
Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?