Vetëm disa javë pasi konfirmoi rikthimin e saj në botën e filmit, Amber Heard, aktorja e njohur e “Aquaman” ishte planifikuar të shfaqej në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina në Siçili të Italisë më 24 qershor, shkruan Katror.info.
Heard do të jetë aty për premierën e filmit të saj të ri “On Fire” dhe kjo do të jetë paraqitja e saj e parë që kur ish-bashkëshorti i saj, aktori Johnny Depp, fitoi një padi për shpifje kundër saj, raporton Deadline.

Heard u zhvendos në Spanjë pas gjyqit shumë të publikuar. Ajo duhet të shfaqet në tapetin e kuq me regjisorin e filmit, Conor Allin, dhe aktorin, Eduardo Noriega.
Muajin e kaluar, aktorja njoftoi në TikTok se nuk ka në plan të ndalojë karrierën e saj pasi është zhvendosur nga Shtetet e Bashkuara.
“Unë e dua shumë Spanjën”, ka thënë aktorja, e cila shpreson të jetojë për një kohë atje dhe më pas ka shtuar se është duke përgatitur projektet e ardhshme filmike, transmeton Page Six. /Katror.info
Përgatiti:
