Gjiganti teknologjik, Apple, ka lëshuar sistemin e ri operativ për telefonat dhe për pajisjet e tjera.
Përditësimi i fundit i kompanisë, iOS 26 për iPhone, si dhe sistemet e reja për Mac, iPad, TV e orët – është tani në dispozicion.
Për herë të parë, të gjitha kanë numrin e njëjtë, qëkur Apple e ndryshoi metodologjinë e emrave prej vitit të kaluar.
Përditësimi sjell ndryshime të mëdha. E kryesori mbi të gjitha është “Liquid Glass”, që reflekton në të gjithë sistemin.
Kjo është pamje e re që ndryshon gjithçka prej ikonave të aplikacioneve në “Home Screen” deri te njoftimet. Disa aplikacione veçse kanë nisur të ndryshojnë.
Mbi të gjitha, pamja synon ta pasqyrojë idealin e Appleit për pajisjet e saj si “qelq”. Në praktikë, kjo nënkupton që njoftimet (notifications), etiketat (labels) dhe menytë kanë efekt virtual, që do të thotë se ato janë transparente për të mos u penguar përdoruesve. /Koha/Katror.info