Kolegjin Universum mbajti një ligjëratë publike me Z. Arbër Hajdarin, drejtor ekzekutiv i fondacionit humanitar “Fundjavë Ndryshe”, ku foli për “Rolin e StartUp-ve jo-fitimprurëse në zhvillimin e kapitalit human dhe ekonomik të vendit”.
Gjatë ligjeratës ai tregoi për fillimet e krijimit të këtij fondacioni, vështirësitë që hasi gjatë këtij procesi dhe gjithë punën e palodhshme që u bë deri tek finalizimi i këtij projekti që sot është një nga organziatat më të mëdha bamirëse në Evropë.
Ai inkurajoi të gjithë të pranishmit me theks të veçantë studentët që të ndëmarrinë hapa për të realzuar idet e tyre, ndër të tjera potencoi se dega e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” do të hapet edhe në Kosovë, në shkurt të vitit të ardhshëm.
Gjatë kësaj ligjerate, Kolegji Universum për z. Arbër Hajdari, ndau edhe çmimin për “Lidership Humanitar”.
Arbër Hajdari është 25 vjeç dhe vjen nga qyteti i Tiranës. Ka studiuar për drejtësi, dhe ka mbaruar masterin një vit më parë në Universitetin e “Luarasit”. Arbër Hajadri është drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”- i cili së bashku me ekipin e tij u doli në ndihmë shumë shqiptarëve.
Gatishmëri të madhe treguan edhe në rastin kur Shqipëria me 26 nëntor u godit nga tërmeti./Katror.info
