Baritoni i Filharmonisë së Kosovës, Shaban Behramaj, nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e ansamblit vokal CHOREOS nga Gjermania, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur baritoni Behramaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Shumë i lumtur që nga viti tjetër do të jem pjesë e ansamblit vokal nga Gjermania, ansambli CHOREOS.
Një rrugëtim ky i ri për mua, me shumë përformanca në Gjermani e shumë vende të tjera të botës”, ka shkruar Behramaj.
Kujtojmë se Behramaj ishte kordinator i Koncertit të Orkestrës së të Rinjve të Bashkimit Evropian në Kosovë, festival ky i cili u realizua në maj të këtij viti, duke përmbyllur kështu edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “ReMusica”, që u mbajt në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë./Katror.info