Klubi i pingpongut Priping nesër do të organizojë turneun e dytë të pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.
Në këtë turne janë paraqitur disa biznese të cilat janë të industrive të ndryshme si kompani të arkitekturës, firma të sanitarisë, kompani të specializuara për rrjeta dhe siguri, kompani të sektorit financiar, IT, media etj.

Bizneset fillimisht do të ndeshen në grupe e pastaj më të mirët do të kalojnë në skelet në sistem eliminimi.
Turneu i pingpongut do të mbahet të shtunën, me 14 janar, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut ku faza e grupeve do të fillojnë nga ora 10:00, ndërsa pjesa e skeletit nga ora 14:00.
Gjithashtu Katror Media and Publicity i është bashkuar këtij turnamenti me ekipin në përbërje të ish-pingongistëve dhe pingpongistëve aktivë.
Mjetet e mbledhura nga ky turne do të grumbullohen për blerjen e një mjeti transportues për lojtarët e klubit Priping./Katror.info
