Microsoft ka njoftuar se do të shtojë një veçori të re në sistemin operativ Windows 11, i cili do t’i lejojë përdoruesit të riinstalojnë këtë sistem pa humbur skedarë apo aplikacione.
Kjo veçori e re e Windows Update mund të sigurojë përdoruesit që kanë frikë se do të humbasin fotografitë ose skedarët kur përpiqen të riinstalojnë ose rivendosin sistemin, raportoi uebfaqja e Windows Latest.
Funksioni “Fix Problems using Windows Update” mund të gjendet në këtë mënyrë: Settings -> System -> Recovery.
Funksioni aktualisht nuk është në dispozicion, pasi Microsoft është ende në testim beta, por pritet të jetë i disponueshëm në shkurt ose mars 2024./Katror.info