Kompania e njohur e dronëve, DJI ka prezantuar dronin e saj më të ri të klasit profesional Inspire 3 për kinematografinë ajrore.
Ky model ka një sërë përmirësimesh në krahasim me paraardhësin e tij, nga dizajni, sensori, lidhja dhe funksionimi i tij.
Inspire 3 përfshin një sensor të kamerës Zenmuse X9-8K Air Gimbal me kornizë të plotë, i cili është më i lehtë dhe mbështet sistemin e përpunimit të imazhit CineCore 3.0 të DJI.
Mund të regjistrojë në formatin 8K me 25 frema për sekond në CinemaDNG si dhe 8K 75 frema për sekond në Apple ProRes RAW. Mund të bëjë xhirime edhe në formatin 4K me 120fps përmes ProRes RAW pa ndërprerje.
Sensori i ajrit X9-8K mbështet ISO të dyfishtë, duke mundësuar xhirime edhe në vende ku ka dritë të pamjaftueshme.
Inspire 3 përmban një trup të ri të ridizajnuar dhe të lehtë. Sistemi i ri shtytës mund të arrijë shpejtësi prej 94 km/h.
Droni ka një rreze transmetimi prej 15 km me një kontrollues dhe 12 km në modalitetin e kontrollit të dyfishtë.
Droni mbështet bateritë e dyfishta TB61, që ofrojnë një kohë fluturimi deri në 28 minuta./Katror.info