katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    OEK padi në Gjykatën Supreme kundër ZRRE-së
    2 hours ago
    Nis rrjedhja e afatit, nga sot brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Kuvendi
    2 hours ago
    Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për seancën konstituive
    2 hours ago
    201 policë trajnohen në komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Eva Palatova ndan përvojën e BE-së me studentët e Akademisë Verore
    6 hours ago
    Turneu i 3×3 sjell energji dhe emocion në Mitrovicën Veriore
    7 hours ago
    Hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare, mbledh mbi 200 studiues
    7 hours ago
    Shkencëtari shqiptar Omer Xhemaili pjesë e zbulimit revolucionar për rigjenerimin e zemrës
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Billy Joel nxjerr në ankand dyqanin e tij të motoçikletave
    10 hours ago
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
    2 days ago
    Kori “Siparantum” drejt Tajlandës me rrëfimin e historisë muzikore shqiptare
    21 hours ago
    Dua Lipa bën yoga n’Ibiza – qe qysh po e feston 30-vjetorin
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    6 days ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    1 week ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    2 weeks ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    4 days ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    4 days ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    6 days ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    10 hours ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    4 days ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    1 week ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dhëndri i Trump, projekt turistik për Shqipërinë, pritet të investojë mbi 1 miliard dollarë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Dhëndri i Trump, projekt turistik për Shqipërinë, pritet të investojë mbi 1 miliard dollarë

Last updated: 16/03/2024 9:42 AM
275 Shikime
Shpërndaje


Kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, së bashku me një tjetër në Beograd, vlera e përbashkët e të cilëve mund të kalojë 1 miliard dollarët.

Sipas një artikulli të botuar sot nga Bloomberg News, kompania e investimeve e zotit Kushner me qendër në Majemi, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Ai tha për Bloomberg-un, se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

Mundesh me e lexu edhe…

Për Bloomberg-un, zoti Kushner ka shpjeguar se duke hulumtuar me miqtë e tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Projekti i tij i tretë në Beograd, synon transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së atëhershme.

Zoti Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg-ut, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania pati mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.

Lidhur me projektet e tij në Shqipëri, Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit i tha Zërit të Amerikës se kompania e zotit Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime, por gjithsesi, deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit”.

Në shpjegimin e saj, Ministria shprehet se “ka pasur edhe më parë interesime e kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka padiskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimore të të interesuarve nuk i kemi konsideruar në perputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshëm për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”.

Për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, duke shtuar se “çdo propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirësardhur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarte ndërkombëtare. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standarteve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:dhendriDonald TrumpInvestimeLajme te miramiliardatop3turizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shefi i TikTok-ut ka një mesazh për amerikanët
Artikulli i ardhshëm 5 fakte për kángën e Bebe Rexhës & David Guetta, “I’m Good (Blue)”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Eva Palatova ndan përvojën e BE-së me studentët e Akademisë Verore

6 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Turneu i 3×3 sjell energji dhe emocion në Mitrovicën Veriore

10 Shikime
Lajme të mira

Hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare, mbledh mbi 200 studiues

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?