Zgjedhja e parë që përballemi është nëse duhet të konsumojmë çaj apo kafe, pasi të dy kanë përfitimet dhe pengesat e tyre.
Në përgjithësi, konsumi i çajit dhe kafesë pa qumësht dhe pa sheqer konsiderohet më i shëndetshëm se me qumësht dhe sheqer. Kafeja e zezë ka më shumë kafeinë sesa çaji i zi. Nëse keni ndjeshmëri ndaj kafeinës ose probleme gastrike për shkak të kafeinës, duhet të kaloni në çaj të zi në vend të kafesë së zezë.
Kafeja e zezë thuhet se zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit 2, ndihmon në menaxhimin e peshës duke përmirësuar metabolizmin dhe nivelet e energjisë dhe madje thuhet se përmirëson njohjen dhe zvogëlon rreziqet e Alzheimerit, shkruan ‘NDTV Food’.
Megjithatë, kafeja dhe çaji janë dy pijet më të konsumuar në të gjithë botën. Në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe para çajit. Ka disa arsye pse pirja e kafes para çajit në mëngjes mund të jetë më mirë.
1. Kafeja do t’ju ndihmojë të stërviteni më mirë.
2. Do t’ju ndihmojë të përqendroheni, pasi sasia e vogël e kafeinës ju bën më vigjilentë.
3. Ju furnizon me energji menjëherë.
4. Kafeja mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë.
5. Mund të ulë mundësinë e shfaqjes së diabetit./Katror.info