Në selinë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel po mbahen sesionet e Komitetit Teknik për Rregullat e Origjinës, ku po marrin pjesë administratat doganore dhe ekspertë të tregtisë nga e gjithë bota.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, diskutimet po fokusohen në përmirësimin e transparencës, konsistencës dhe efikasitetit në proceset e certifikimit të origjinës, një aspekt kyç për lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, përcjell Katror.info.
Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës po merr pjesë aktive në këtë forum të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e rregullave të drejta dhe të harmonizuara të origjinës.
Pjesëmarrja në këtë proces rikonfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të rritur efikasitetin tregtar dhe për të përafruar praktikat e saj me standardet më të larta ndërkombëtare./Katror.info