Këngëtarja Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, por menjëherë pas përfundimit doli lajmi se ajo e kishte hedhur kupën, pasi ishte e pakënaqur.
Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Por duket se lajmi nuk është i vërtetë. Pasi ajo ka pozuar edhe me të bijën, të cilës i dedikoi këngën.
“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,”-shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë./Katror.info