Në kryeqendrën e Kroacisë, në Zagreb, me organizim të Ambasadës së Kosovës, ambasadori Martin Berisha, me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dekoroi me medalje të meritave të veçanta legjendën e karatesë, Enver Idrizi.

Në këtë mbrëmje festive, ishin shumë personalitete kroate dhe nga ato shqiptare nga e gjithë Kroacia. Z. Idrizi, me modestinë e tij, falënderoi Ambasadorin Berisha dhe stafin e tij.
Legjenda e karates, Enver Idrizi njihet si legjenda e karates në Kroaci, tek ne shqiptarët dhe në gjithë globin. Përveç meritave në karate, siç dihet z. Enver Idrizi kontribuoi edhe për çlirimin e Kosovës, jo vetëm, por edhe para pavarësisë, sot e kësaj dite. Shpirtëbardhësia e tij, model modestia, do të shërbej për brezat e rinj./Katror.info