Nëse je prej njerëzve që ka qejf me ekperimentu n’kuzhinë, por edhe me provu receta t’vendeve t’ndryshme – ke hy n’artikullin e duhur. Për ma tepër, disa fakte interesante dëshmojnë që ndër kuizinat ma t’shnetshme dhe t’shijshme asht ajo meksikane. Andaj edhe ne ta kemi përgatitë artikullin me e recetën meksikane t’fajitave me mish viçi dhe perime t’cilën DUHESH me e provu..
E mbushun plot shije prej specave dhe mishit t’viçit, por edhe erëzave, peta e tortillës me pak salcë kosi e pak sos pikant asht krejt çka t’duhet për mos me u mendu dy herë e me i përvëjelë mangët për me e përgatitë këtë specialitet. Edhe s’ka kushedi çfarë filozofie, veç ama ka pak marifet. E këtë ma s’miri e sheh ma poshtë vet.
PËRBËRËSIT:
400 gr mish viçi (i prerë n’fije)
1 spec paprika i kuq (i prerë n’fije)
1 spec paprika i gjelbër (i prerë n’fije)
1 spec paprika i verdhë (i prerë n’fije)
1 qepë e madhe (e prerë n’fije)
8 lugë gjelle vaj ullini
8 petë për tortilla / fajita
1 lugë t’mesme biber i kuq
1 lugë e mesme vegetë
1 lugë çaji hudhër pluhun
1 lugë çaji këri (Curry powder)
1 lugë çaji qepë pluhur
Limon ose limetë (opsionale)
HAPI 1:
Shto perimet dhe fijet e mishit n’tepsi. SIgurohu me i shtre mirë. N’nji enë përziji erëzat e shtoja mishit dhe perimeve. Shto sipër edhe pak vaj ulliri.
HAPI 2:
Përziji perimet e mishin me erëza dhe vendose tepsinë n’furrë për 15-20 minuta n’200 C.
REZULTATI:
Nxeji petët e tortillave apo fajitave n’furrë ose n’mikrovalë për 2 minuta. Përziji përbërësit mirë. Shtoja secilës petë mixin me perime dhe mish vIçI. Shto pak lang t’freskët limeteje ose limoni, pak salcë kosi dhe sos pikant po deshe. Poashtu, ne ta rekomandojmë me i shtu pak edhe magdanoz t’freskët për ekstra shije. Copëzat e avokados poashtu janë diçka që po pate mundësi veç çka e ban edhe ma autentike pjatën. Ngjashëm mundesh me i përgatitë edhe fajita-t me mish pule e me u kënaqë krejt. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria