Filharmonia e Kosovës ka nisur përgatitjet për një nga koncertet më të veçanta të këtij sezoni, ku nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva do të interpretohet oratoriumi i famshëm Messiah nga Handel. Ky koncert do të mbahet në dy net, më 9 dhe 10 maj 2025, në Pallatin e Rinisë, duke filluar nga ora 19:30, shkruan Katror.info.
Ky event i dedikohet dirigjentit të parë në Kosovë, Bahri Çela, njëherësh themeluesit të Filharmonisë së Kosovës. Koncerti do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të kësaj vepre nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve – DAM, së bashku me studentët e asaj kohe.
Përgatitjet tashmë kanë nisur me përkushtim të madh nga muzikantët dhe kori i Filharmonisë, ndërsa pritet që ky koncert të sjellë një përjetim të veçantë për adhuruesit e muzikës klasike./Katror.info