Drejtori i Sherbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka njoftuar për fillimin e zbatimit të ndriçimit të mençur (smart) në unazën qendrore të Prishtinës, shkruan Klankosova.
“Ka filluar implementimi i infrastrukturës së ndriçimit smart në unazën qendrore të kryeqytetit. Për herë të parë, kryeqyteti me ndriçim smart dhe super kualitativ”, ka shkruar ai në Facebook.
“Thjesht, tjetër nivel…”, ka përfunduar ai.
(Ndriçimi i mençur: Mënyrë e avancuar e ndriçimit, e cila mund të kontrollohet nga aksesorët intelegjent apo të funksionojë në mënyrë të automatizuar.) /Katror.info
Përgatiti:
