Rritja e kërkesës për modelin F-150 Lightning, ka shtyrë kompaninë Ford që të nis shitjet jashtë Amerikës, shumë më përpara se që kishte planifikuar.
Por, modeli tërësisht elektrik do të jetë i disponueshëm në numër të kufizuar për entuziastët më të fortë të kamionëve.
Ford ka vendosur të sjellë dy modele F-150 Lightning dhe të dyjat kanë 426 kuaj fuqi.
Ford nuk dha detaje se sa vetura të tilla do të jenë saktësisht të disponueshme, por i vetmi model që do të dalë në shitje është Lariat Launch Edition.
Fatkeqësisht, dërgesat nuk do të fillojnë deri në vitin e ardhshëm./Katror.info