Gmail po lanson “Purchases” që u jep përdoruesve një pasqyrë të shpejtë të dërgesave të tyre të ardhshme të pakove, njoftoi Google.
Funksioni do t’u lejojë atyre të kenë qasje në të gjitha emailet që lidhen me blerjet në një vend, madje edhe nga porositë dhe dërgesat e kaluara, shkruan telegrafi.
Gjigandi i teknologjisë vëren se Gmail do të shfaqë ende pakot që janë caktuar të mbërrijnë brenda 24 orëve në krye të kutive hyrëse të përdoruesve.
Përditësimi bazohet në funksionin e gjurmimit të pakove të Gmail që u lansua për herë të parë në vitin 2022.
Google vëren se funksioni i ri do të jetë veçanërisht i dobishëm gjatë festave pasi do t’i ndihmojë përdoruesit të gjurmojnë të gjitha këto dërgesa në një mënyrë më efikase./Katror.info