katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    22 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    23 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    22 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    23 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    23 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    23 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Grunge – revolucioni i fundit muzikor amerikan
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Grunge – revolucioni i fundit muzikor amerikan

Last updated: 11/02/2024 10:23 AM
294 Shikime
Shpërndaje
Foto: Getty Images

Kur hiti i njohur i Nirvana “Smells Like Teen Spirit” bubulloi për herë të parë më 1991, industria e muzikës nuk e kishte idenë se çka po ndodhte dhe çka do të vinte pas asaj bubullime. Deri atëherë, pas një dekade gjatë së cilës muzika e popullarizuar dominohej nga ritmet sintetizuese, teknikat e tepruara të prodhimit, krijimit sipërfaqësor dhe pa një drejtim të qartë të muzikës përveç famës dhe fitimeve, shpëtimi më në fund vjen në formën e tre të panjohurve nga Seattle që kryesonin atë që shtypi e kishte quajtur muzikë “Grunge” një zhanër “djallëzor” për rigjallërimin e shpirtit të Rock’n’roll – it.

Nga fillimi e deri në mesin e viteve 1980, hip-hop, disko, metal, etj. ishin ndër zhanret muzikore që përshkuan valët e radios, TV dhe arenave të mëdha. Artistët dhe grupet e këtyre zhanreve fituan reputacionin e tyre si rezultat i vëmendjes mbarëkombëtare, por ”Grunge” erdhi si zhanër eksperimental për ata që ishin të shqetësuar për të ardhmen e tyre, perspektivën, problemet e të rinjve dhe në shumë mënyra edhe në orientimin e dukurive shoqërore.

Duke filluar si një lëvizje e veçantë me një grup të vogël fansash të përkushtuar, muzika Grunge filloi të fitonte me shpejtësi popullaritet mbarëkombëtar. Grunge erdhi si stuhi e shpejtë e cila për një çast e stopoi  komercializimin e muzikës moderne dhe e ktheu atë në binareë të buntit dhe shpirtit eksperimental.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Por, dikur një arratisje, e largët nga zhanret e njohura muzikore të kohës, Grunge po bëhej gjithnjë e më shumë si zhanret që dukej kaq ndryshe më parë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe ndodh edhe komercializimi i Grung – it që shkonte kundër etikës së tij, i cili predikonte veten në underground, duke qenë jo modë dhe duke shprehur disa nga realitete të pafavorshme të jetës. Popullariteti i Grung në fillim të viteve 90 -a e vuri atë në planë të parë të zhanreve muzikore të asaj kohe.

Pjesa më e madhe e këtij popullariteti në rritje u përforcua nga figura më e shquar e grunge, Kurt Cobain, këngëtari i grupit Nirvana.

Kurt Cobain | Foto: Getty Images

Grungemania, siç quhet zakonisht, shpejt u bë shumë e madhe për veten dhe veçanërisht për superyllin e saj Cobain. Dhe ishte ky komercializim që dëmtoi reputacionin e Grunge rock dhe filloi rënien e zhanrit, veçanërisht pas vdekjes së Cobain në 1994, sepse shkoi kundër asaj se si filloi  gjithçka. Sot Grunge ndodhet në margjina dhe nuk e ka ndikimin e të menduarit kritik te masat siç e kishte në vitet e ‘90-ta, dhe mund të thuhet se mendimi kritik, përveç rasteve sporadike në Hip Hop, përmes muzikës gati se është zhdukur me rënien e Grung – it.

Grunge është një nënzhanër i muzikës rock që u shfaq gjatë mesit të viteve 1980 në shtetin amerikan Uashington, pothuajse tërësisht në zonën e Seattle. “Grunge” fillimisht ishte një reagim kundër teknikës dhe pretendimit të metalit bashkëkohor dhe dominant.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Frymëzuar nga Hard Rock i viteve ’70-ta a, si Led Zeppelin dhe, Black Sabath dhe proto-punk-u i mbingarkuar i Stooges dhe indie alt i hershëm, estetika e grunge ishte e zhveshur në krahasim me format e tjera të muzikës rock.

Fjala grunge besohet të jetë formim i zhargonit amerikan grungy, i cili e ka origjinën rreth vitit 1965 si një term zhargon për “të pista” ose “i ndyrë”. Mark Arm, vokalisti i grupit të Seattle Green River – dhe më vonë Mudhoney – në përgjithësi vlerësohet si i pari që përdori termin grunge për të përshkruar këtë lloj muzike.

Tekstet e Grunge janë zakonisht të errëta, nihiliste, të mjera, të mbushura me ankth, shpesh duke trajtuar tema të tilla si tjetërsimi shoqëror, dyshimi për veten, abuzimi, sulmi, neglizhenca, tradhtia, izolimi social, izolimi emocional, trauma psikologjike dhe dëshira për liri.

Artistët e Grunge shprehin “ndjenja të forta” në tekstet e tyre për “sëmundjet shoqërore”, duke përfshirë “dëshirën për të ‘kryqëzuar pasinqertetin'”, një qasje të cilën fansat e vlerësuan për autenticitetin e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1991, Nirvana realizon albumin“Nevermind” (Pa brengosje), Pearl Jam “Ten” (Dhjetë) dhe  Soundgarden “Badmotorfinger” (Gisht i keq motorik) dhe një vit më vonë Alice in Chains publikon albumin e tyre historik “Dirt” (I fëlliqur).

Me katër yje të mëdhenj alternativë që vijnë të gjithë nga i njëjti rajon, media muzikore donte një etiketë për të përshkruar këtë tingull të ri të Seattle. Pavarësisht se muzika tingëllon dukshëm e ndryshme nga njëra-tjetra (edhe nga grupet që fillimisht mbanin etiketën “grunge”), “katër grupet e mëdha” të Seattle u etiketuan të gjitha si Grunge.

Çdo grup tjetër nga Seattle në atë kohë, u përfshi gjithashtu në këtë kategori. Nirvana me vetëm tre albume “Bleach” (1989), “Nevermind” (1991), dhe “In Utero” (1993) ka një ndikim të pazëvendësueshëm në industrinë e muzikës. “Nevermind” është përshëndetur vazhdimisht si albumi më thelbësor i viteve 1990.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndikimi i madh i Nirvanës mund të shihet, për shembull, në grupet Mudhoney dhe The Strokes dhe pothuajse në shumicën e grupeve që muzikën e tyre e bazojnë në kitara të rënda. Sipas The Rolling Stone Encyclopedia of Rock & Roll, Nirvana ndryshoi natyrën e muzikës së viteve 1990 pa nënvlerësuar kontributin e grupeve tjera Pearl Jam, Soundgarden, Alice in Chains, Screeming Trees.

Gjurmë të pashlyeshme kan lënë edhe grupi Hole me Courtney Love, këngëtare, kitariste, kompozitore dhe aktore amerikane që la impakt të pashlyer për angazhimin e femrave në kulturën alternative. Një figurë shumë me rëndësi në skenat alternative dhe Grunge të viteve 1990, karriera e saj tani shtrihet në katër dekada.

Ajo u bë e njohur si vokalistja dhe kitaristja e grupit rock alternativ Hole, të cilin e formoi në vitin 1989. Courtney ka tërhequr vëmendjen e publikut për performancat e saj të drejtpërdrejta dhe tekstet konfrontuese, si dhe jetën e saj personale pas martesës me frontmenin e Nirvanas, Kurt Cobain.

Courtney Love dhe Curt Cobain me vajzën e tyre | Foto: Getty Images

Në vitin 2020, NME e quajti atë një nga këngëtaret më me ndikim në kulturën alternative të 30 viteve të fundit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë mesit të viteve 1990, shumë grupe Grunge u shpartalluan ose u bënë më pak të dukshme. Kurt Cobain, i etiketuar nga Time si “John Lennon i veriperëndimit”, u shfaq “i torturuar në mënyrë të pazakontë nga suksesi” dhe luftoi me një varësi ndaj heroinës. Më 8 prill 1994, Cobain u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seattle nga një plagë me armë zjarri e vetëshkaktuar me sa duket. Nirvana u shpërbë përfundimisht.

Po atë vit Pearl Jam anuloi turneun e tij veror në shenjë proteste praktikave të e padrejta të biznesit të shitjes së biletave të Ticketmaster. Pearl Jam më pas filloi një bojkot të kompanisë, megjithatë, iniciativa e Pearl Jam për të luajtur në mënyrë efektive vetëm në vende ku Ticketmaster nuk ishte përfshirë, me disa përjashtime, e pengoi grupin të mbante koncerte në Shtetet e Bashkuara për tre vitet e ardhshme.

Pearl Jam | Foto: Redferns

Në vitin 1996 Alice in Chains dhanë performancat e tyre të fundit me këngëtarin e tyre të sëmurë, Layne Staley, i cili më 2002 vdiq nga mbidozimi me “speedball” (përzierje kokaine heroine). Po atë vit Soundgarden dhe Screaming Trees publikuan albumet e tyre të fundit në studio, “Down on the downside” (Poshtë në anën e poshtme) dhe “Dust” (Pluhuri), respektivisht.

Soundgarden u shpartalluan një vit më vonë. Chris Cornell nga Soundgarden dhe Audioslave vari veten më 2017, e Mark Lanegan nga Screaming Trees dhe Queens of the Stone Age vdes më 2022 nga Covid 19. Më 2012 vdes Tina Bell, këngëtare e grupit BamBam. Grupi Bell u konsiderua një nga themeluesit e skenës muzikore grunge. Bell konsiderohet si një pioniere e hershme e Grunge-it dhe u quajt “Kumbara e Grunge” ose “mbretëresha e Grunge”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Soundgarden | Foto:

Disa grupe Grunge kanë vazhduar karrierë dhe turne me sukses më të kufizuar, duke përfshirë, më të suksesshmit, Pearl Jam. Ndërsa në vitin 2005, shkrimtari i Rolling Stone, Brian Hiatt, e përshkroi Pearl Jam se si “ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së kaluar duke shqyer qëllimisht famën e tyre”. Ish bateristi i grupit Nirvana Dave Grohl formon grupin Foo Fighters, grupi më i sukseshëm i dalur nga hiri i Grunge, por i cili ka shumë pak të përbashkët me Grunge.

Në vitin 2011, kritiku muzikor Dave Whitaker shkroi “çdo brez që nga fillimi i muzikës së inçizuar ka prezantuar një zhanër që ndryshon lojën”, nga muzika swing në vitet 1930, rock and roll në vitet 1950, punk rock në vitet 1970 dhe më pas Grunge. në vitet 1990.

Megjithatë, ai thotë se “Grunge ishte revolucioni i fundit muzikor amerikan”, pasi asnjë brez pas Grunge nuk ka prezantuar një zhanër të ri që ka ndryshuar rrënjësisht skenën muzikore. Ai thekson se “revolucioni digjital” (muzika në internet dhe aplikacione) ka nënkuptuar që nuk ka pasur një “zhanër që përcaktojnë brezat që nga Grunge”, sepse, që “një zhanër të ngopë kaq plotësisht tregun sot kërkon… . një industri muzikore me kontroll të jashtëzakonshëm mbi tregun”. Grunge për një periudhë shkaktoi vdekjen e “rock star” stereotip i cili u kthy në dominim pas margjinalizimit të Grunge./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Alice in ChainCOurtney LoveGrungeKurt CobainmuzikeNirvanaPearl JampeoplerevolucionrocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bayer Leverkusen fiton ndaj Bayern Munich me rezultat të thellë
Artikulli i ardhshëm Xhaka pritet në mënyrë spektakolare nga familjarët pas fitores ndaj Bayern Munich

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

78 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?