Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga sot, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë, njofton MPB, përcjell Katror.info.
“Njohja e patentëshoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike.Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin.Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë.”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja për njohjen reciproke të patentëshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë u nënshkrua më 10 korrik 2024. Kjo marrëveshje do të ju mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Italisë të konvertojnë patentëshoferët e tyre pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, siç janë provimet teorike dhe praktike./Katror.info