katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    3 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    7 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    7 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    3 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    6 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    22 hours ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    7 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    7 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Të pathënat dhe promovimi i trashëgimisë moderne të arkitekturës në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Të pathënat dhe promovimi i trashëgimisë moderne të arkitekturës në Kosovë

Last updated: 25/02/2025 6:04 PM
105 Shikime
Shpërndaje
Shëtitje afër objekteve të arkitekturës moderne - Iniciativa Moderne | Foto: Katror Media

Prishtina u bë arenë e një eksplorimi arkitektonik të veçantë. Studentë, arkitektë të rinj dhe qytetarë të interesuar u bashkuan në një ecje në kuadër të Festivalit të Arkitekturës organizuar nga Iniciativa MODERNe, që synon dokumentimin, vlerësimin mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë moderne të arkitekturës në Kosovë.

Sipas Arta Januzi Cana, bashkëthemeluese e organizatës MODERNe, ky festival, që po mbahet nëpër qytete të Kosovës, ka krijuar edhe një hapësirë dialogu mbi sfidat urbane.

“Këtë vit është edicioni i parë me shpresë që të shndërrohet në një edicion shumëvjeçar tradicional dhe kemi përfshi shumë aktivitete që me forma të ndryshme t’i arrijmë këto objektiva (dokumentimin, vlerësimin mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë moderne të arkitekturës në Kosovë), në mënyrë që të rrisim debatin ndërprofesional, por edhe më gjerë në publik rreth trashëgimisë që ne e kemi fatin të trashëgojmë, domethënë të njoftohemi për rolin e këtyre ndërtesave, me asaj memorie kolektive që ne e kemi si të rritur këtu dhe rrjedhimisht dhe të rrisim vetëdijen mbi vlerën që na e trashëgojnë faktikisht, “ u shpreh ajo.

Foto: Katror Media

Mundesh me e lexu edhe…

Ky Festival që u mbështet edhe nga Fakulteti i Arkitekturës dhe nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, po synon të sjellë të kaluarën dhe rëndësinë e ndërtesave të periudhës moderne në memorien kolektive, për të dhënë ide mbi transformimin arkitektonik, se si ato i janë adaptuar nevojave nëpër periudha të ndryshme. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

 “Ne veçse kemi fillu para disa ditëve duke i prezantu disa rezultate të punëtorive që i kemi zhvillu me studentë prej disa muajsh. Në ato punëtori i kemi trajtu mundësitë e riadaptimit të ndërtesave të kësaj periudhe, periudhës moderniste dhe konkretisht e kemi marrë rastin e Pallatit të Rinisë, ku grupe të studentëve të profileve të ndryshme, jo vetëm të arkitekturës kemi pasë edhe sociologë të ndryshëm, kemi arritë që me metoda të ndryshme, me metodologji të ndryshme të prezantojmë mënyra dhe propozime të qasjes së adaptimit të kësaj ndërtese për nevojat e sotme duke mos e cënu atë vlerën trashëgimore që e ka”, thotë Arta.

Festivali bashkoi profesionistë, arkitektë, studentë, qytetarë e shumë të tjerë, në një diskutim mbi arkitekturën, planifikimin dhe sfidat urbane në Kosovë. 

Foto: Katror Media

‘’Kemi vazhdu me aktivitete në disa qytete, në Mitrovicë, në Pejë dhe në Prizren ku janë shfaqur tre dokumentarë, të cilët tregojnë historinë dhe narrativën e disa ndërtesave të periudhës moderniste. Kemi hapë edhe mundësinë të komunikojmë edhe domethënë të dalim jashtë asaj rrezes së profesionistëve, po kemi ftu në bashkëpunim me organizata joqeveritare të këtyre qyteteve, të ftojmë edhe njerëz që të na afrohen dhe të diskutojmë hapur mbi memorien mbi ndikimin që këto ndërtesa kanë pasë mbi përceptimin e tyre…’’

Aktivitetet e festivalit përfshijnë edhe një shëtitje në këmbë nëpër disa ndërtesa ikonike në Prishtinë. Pjesëmarrësit e kësaj ecjeje u njoftuan me të pathënat rreth transformimit dhe rolit të këtyre ndërtesave, marrë parasysh zhvillimet sociale, ekonomike, kulturore edhe politike përgjatë dekadave, deri tek ajo që trashëgojmë sot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Arta Januzi Cana – Iniciativa Moderne | FoTO: Katror Media

“Kemi pasë një thirrje të cilës i janë përgjigjur shumë studentë shumë të interesuar dhe kjo është një rast shumë i mirë që të njihemi pak mbi karakteret e këtyre ndërtesave duke i vizitu, duke pa, duke dëgju fakte mbi të cilat ato janë ndërtu relacionin e tyre në ndërtimin e Qendrës Urbane të Prishtinës, por, në të njëjtën kohë, duke dëgju pak edhe për ato të pathënat mbrapa këtyre pikave kryesore, historisë nëpër të cilat kanë kalu gjatë ndërtimit të tyre, dëmeve të interpretuara apo të arriturave që interpretohen, kësisoji krijoi pak një relacion më të afërt edhe për të interesuarit, sidomos për studentët se ka shumë dallim kur dëgjojmë për ndërtesa nëpër literaturë, duke mos i ndërlidhur me historinë përreth, ndërsa në këtë rast ne arrijmë që të krijojmë një lidhje edhe më emocionale edhe më interesante se e kuptojmë pak atë indin urban që është ndërtuar në këtë periudhë”, thotë Arta.

Foto: Katror Media

Arkitektja Albina Morina, parë nga prizmi profesional, foli rreth ndikimit të arkitekturës moderne në identitetin urbanistik të kryeqytetit.

“Një festival si ky patjetër që është shumë i rëndësishëm, se jo vetëm me u marrë me objekte që janë më të vjetra duke filluar 200 -300 apo 400 vite, po edhe kjo e periudhës moderne, sepse deshtëm – s’deshtëm, është një periudhë që e karakterizon Kosovën, dhe jo gjithmonë në mënyrë të keqe… edhe pse është e kuptueshme për njerëzit se kanë njëfarë nostalgjie, po edhe, le të themi, urrejtje për këto objekte. Unë si arkitekte normal e shoh interesin ma gjërë sepse e shoh një vlerë arkitektonike, por edhe njerëzit tjerë duhet me u fokusu në historinë që e ka ky popull. Qysh ndryshe mundet me u tregu nëse jo me dokumentim dhe me hulumtim të këtyre objekteve sepse është një histori shumë e madhe për neve, kështu që ruajtja, dokumentimi, promovimi i këtyre objekteve është patjetër shumë i rëndësishëm për neve”, u shpreh Albina.

Albina Morina – Arkitekte | Foto: Katror Media

Ndërkohë, Ikre Spahija, studente e arkitekturës, e sheh këtë festival si një mundësi për të mësuar nga praktikat më të mira dhe për të kuptuar ndikimin e kësaj arkitekture në ditët e sotme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një nismë e rëndësishme për reflektimin e këtyre ndërtesave moderne që veç kanë hyrë në trashëgiminë e Kosovës. Jemi këtu në udhëheqjen e Bekim Rankut (ciceron), në të cilat veç jena njoftu më afër me potencialet që kanë pasë këto ndërtesa, analizën më të hollësishme, konceptet, ama personalisht për vete më dha një ndjenjë të dyfishtë, se përveç admirimit që e kam marrë për këto ndërtesa, se çfarë sfide e kemi në ditë sotme për me i mbajtë këto gjallë”, u shpreh Ikre.

Ikre Spahija – Studente e Arkitekturës | FOTO: Katror Media

Ky festival ka nisur në shkurt, dhe planifikon të përmbyllet në prill, ku për gjashtë ditë aktivitete, sjellë agjenda të larmishme që ngërthejnë njohje, diskutim dhe novacion mbi arkitekturën moderne kosovare, dhe gjithashtu inkurajon edhe të rinjtë të jenë pjesë aktive në krijimin e një qyteti më funksional. /Katror.info

Edicionin e #76 të plotë e gjeni këtu! 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qyetaralbina morinaArkitektura modernearta januzi canadokumentimecjeFestivalFestivali I arkitekures Modernehistoriikre spahijainiciativa modernepromovimte pathenattopTophometrashegimivullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova sot synon fitore ndaj Letonisë
Artikulli i ardhshëm Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve përmes SMS-ve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

3 Shikime
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

4 Shikime
Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?