Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film.
Lopez dhe Affleck, të cilët tani janë një çift i martuar, së shpejti do të bashkëpunojnë në një film që aktualisht titullohet “Unstoppable”, një tjetër dramë biografike që bazohet në historinë e Anthony Rubles.
Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një kampion tre herë i mundjes që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.
Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i mëparshëm, “Gigli” i vitit 2003, nuk u prit mirë, por duket Affleck është i emocionuar që do të punojë sërish me Jlo-në, tanimë gruaja e tij.
Filmi s’ka ende një datë zyrtare të publikimit, por fansat janë emocionuar që tani./Katror.info