Fansat e “Pirates of the Caribbean” janë entuziazmuar pas lajmit bombë se Johnny Depp mund të rikthehet si Kapiten Jack Sparrow.
Sipas burimeve të “Express” në Mbretërinë e Bashkuar, aktori është në bisedime të avancuara me Disney për një rindezje të ekskluzivitetit legjendar.
Një ekzekutiv i Disney citohet të ketë thënë: “Jemi shumë pranë finalizimit. Një skenar ekziston dhe kjo do të jetë një rindezje që mund të hapë derën për më shumë filma me Johnny, pavarësisht të kaluarës.”
Depp, 61 vjeç, u largua nga Disney pas konfliktit publik me ish-bashkëshorten Amber Heard dhe humbjes së një padie për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, aktori fitoi një betejë ligjore në SHBA kundër Heard, çka ndihmoi në rehabilitimin e imazhit të tij.
Reagimet nga fansat kanë qenë të fuqishme. “Askush nuk do ta shohë ‘Pirates’ pa Johnny Depp!”, shkroi një komentues në X.
Një tjetër shtoi: “Filmi i fundit me kastin origjinal mund të bëjë miliarda.”
Ndërkohë, Depp është i angazhuar në filmin “Day Drinker” me Penelope Cruz dhe Madelyn Cline, ku luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz. Drejtimin e filmit e ka marrë miku i tij i vjetër, Marc Webb.
Rikthimi i Depp si Jack Sparrow duket më afër se kurrë – një lajm që ka tronditur internetin dhe ka ringjallur shpresat e miliona fansave të aventurave në det të hapur. /Katror.info