Kosova dhe Banka Evropiane për Investime (EIB) kanë nënshkruar marrëveshje investimi 33 milionë euroshe. Nga ky investim, EIB parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet deri në 100 MW, duke siguruar prodhim vjetor prej rreth 152 GWh energji elektrike.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të kontribuojë në pavarësimin e Kosovës nga burimet tradicionale të energjisë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i konsideron kyçe investimet në sistemin e transmetimit të rrymës në Kosovë për integrimin e burimeve të energjisë së ripërtritshme.
“Kthimi parë i impiantit fotovoltaik në Kosovë dhe rritja e kapaciteteve do të kontribuojë në rritjen e burimeve të ripërtrishme dhe të demonstrojë fizibilitetin e një projekti të tillë. Edhe investimet në sistemin e transmetimit të rrymës në Kosovë është kruciale për integrimin e burimeve të energjisë dhe ripërtërimin e Kosovës në tregun evropian të rrymës. Po ashtu dua të theksoj njësojshmërinë për t’u forcuar kapacitetet e zbatimit përmes ndërmarrjeve në pronësi publike e që është një faktor suksesi për të siguruar zbatimin efektiv dhe efikas të investimeve të parapara”, tha Rohde.
Shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon, përmendi edhe ndihmat e tjera që Kosova ka përfituar nga Bashkimi Evropian.
“BE po ashtu ka financuar një mbështetje të pakos me energji me 75 milionë euro, që do t’i japë Kosovës qasje për subvencionet e grantit për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre dhe për bizneset që po ashtu kontribuon në kursimin e energjisë dhe përballueshmerin e energjisë”, u shpreh ajo.
Marrëveshja është mirëpritur nga Bze edhe përmes një njoftimi në Facebook.
“Ky projekt i financuar nga BE-ja është jetik për Kosovën. Përveç që po e shpien KEK-un dhe zonën Prishtinë-Obiliq drejt energjisë më të pastër, është edhe duke e mbështetur Strategjinë e Energjisë të Kosovës me rritjen e përdorimit të energjisë së ripërtërishme si energji elektrike. Ky projekt kyç i Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor është mundësuar prej financimit me grant nga BE përmes WBIF – Western Balkans Investment Framework, në partneritet me KfW Bankengruppe dhe European Investment Bank. “/Katror.info