Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe Ambasada e BelgjikCs ne Prishtinë janë bashkuar me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit” për të festuar fuqinë e kinemasë dhe gjithëpërfshirjes në këtë mbrëmje frymëzuese të kinematografisë evropiane, thuhet në një njoftim të Europe House.
Nëpërmjet një përmbledhjeje të pasur filmash dhe dokumentarësh nga shtete të ndryshme të botës, po dëgjohet zëri dhe përvoja e personave me aftësi të kufizuara në festivalin “Art Without Limit” që po mbahet në Prishtinë.
Ioanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se fokusi kryesor i filmave dhe dokumentarëve do të jetë te përvojat e personave me aftësi të kufizuara, duke reflektuar vlerat dhe mesazhin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Festival që ofron një platformë shumë të fuqishme ku mund të dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara. Siç e dini të gjithë, nesër (3 dhjetor) shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sot, nëpërmjet artit, do të fillojmë një diskutim se si secili prej nesh është përgjegjës për ta ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Lachana.
Në hapjen e festivalit u promovuan dy filma “A Sister dhe Rondini./Katror.info