Big Brother Vip Albania, reality show më i ndjekur në ekranet mbarë shqiptare nisi të shtunën. Që në start, shtëpia solli për publikun surpriza dhe emocione.
Por, në mesin e emrave VIP që u futën në shtëpinë e BBVA mungojnë ata nga Kosova.
Në Big Brother Vip Albania u fut vetëm një banore nga Kosova. Ajo është këngëtare dhe emri i saj është Ariana.
Ariana Plakiqi, e njohur me emrin artistik “Ari Blue” jeton në Gjermani, por karrierën muzikore e ka nisur në Kosovë.
Ndër këngët më të njohura të saj është ajo e publikuar më 2017, e titulluar “So Problem”.
Kënga tjetër që bëri bujë të madhe poashtu është edhe ajo e titulluar “Liar”, që numëron mjaft shumë klikime në Youtube.
Kënga e fundit e artistes është publikuar tre vite më parë dhe titullohet ‘Mos Xhelozo’.
Emrat e tjerë, VIP që iu bashkuan këtij reality show janë: Kiara Tito, Dea Micheli, Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeni, Olta Gixhari, Efi & Mikela, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Kejvina Kthjella, Tea Trifoni, Luis Ejlli, Amos Zahari dhe Krist Dragoti.
Prime i këtij spektakli do të mbahet çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel.