Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e shtatë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.
Mini-maratona, ku kanë marrë pjesë mbi 1000 babadimra, ka filluar më 25 dhjetor për herë të shtatë, ndërsa janë parë duke vrapuar qindra njerëz me kostume babadimri. Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, është nevojitur blerja e kostumeve të babadimrit, me qëllim që paratë të shkojnë për familjet në nevojë.
Ky edicion i shtatë i “Vrapo Babadimër” ishte i hapur për të gjithë pa dallime, të rritur dhe fëmijë, por edhe për persona me nevoja të veçanta.
Pjesë e kësaj mini-maratone ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me gruan e tij.
Përveç Komunës, “Vrapo Babadimër”, mbështetet edhe nga KFOR-i.