Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.
Ndonëse pasojat janë të mëdha, Komiteti Olimpik i Kosovës njoftoi se mundësit nga Kosova, që kishin shkuar të merrnin pjesë në garën ndërkombëtare “12 February”, janë shëndosh e mirë dhe po kthehen për në Kosovë.
“Komiteti Olimpik i Kosovës bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.
Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February”.
Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.
Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë.” shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës./Katror.info