Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 15 nëntor 2024 prej orës 19:30 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
“Në kuadër të programit ‘Filharmonia në Lëvizje’, Kori dhe Orkestra, nën drejtimin e Hajrullah Sylës, me një kast ndërkombëtar solistësh, do të interpretojnë uverturën ‘William Tell’ dhe ‘Stabat Mater’ nga Rossini”, ka njoftuar ministria.
“Në këtë koncert do të marrin pjesë solistët Besa Llugiqi (soprano) – Kosovë, Albane Carrere (mezosoprano) – Francë, Ismet Vejseli (tenor) – Maqedonia e Veriut dhe Andrei Yvan (bas) – Rumani”, ka njoftuar MKRS./Katror.info