A ke ra n’hall se çka me marrë me vehte n’punë, sepse edhe ushqimi i gatshëm t’asht ba bajat, por edhe po priton me i nxjerrë punë vehtes n’kuzhinë? Mos u merakos, sepse ne e kemi nji super ide se çka mundesh me përgatitë e me marrë me vehte n’punë, apo me ua përgatitë vogëlushëve (nëse i ke) për shkollë.
Kuti pauze me djathë dhe suxhuk Bosnje asht sygjerimi jonë i radhës për kando që don me u ushqy mirë, jo vetëm sa asht n’shpi, por edhe n’punë, n’shkollë e n’ushtrime, por që po priton me ba enë t’palara, apo edhe me pjekë e me zi. E ma lehtë se ky sygjerim nuk ka ku shkon.
PËRBËRËSIT (1 servim):
50 gr keksa t’njelbët
60 gr kashkavall (i prerë n’rriska mesatarisht t’trasha)
60 gr suxhuk Bosnje (i prerë n’rriska mesatarisht t’trasha)
60 gr arra
60 gr kajsia t’thata
PËRGATITJA:
Preje suxhukun dhe kashkavallin n’rriska mesatarisht t’trasha e vendosi n’kutinë t’cilën don me e marrë me vehte për punë. Shto arrat, keksat e njelbët dhe kajsiat e thata n’kuti, mbylle kutinë e vendose n’frigorifer.
REZULTATI:
Shoqnoje këtë pjatë me njanën prej 4 supave tona. Kurse nëse je ma tepër kah anon për smoothie, ne ta rekomandojmë smoothie-n me mango dhe ananas, apo smoothie-n me shegë. E për ndonji ditë tjetër, mos e le pa e provu edhe kutinë e pauzës me perime dhe humus; kuti kjo që poashtu përgatitet lehtësisht, njilloj si komboja e sotme. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria