Prej mbrojtjes nga gripi e deri te luftimi i sëmundjeve serioze, shega asht dëshmu se asht nji mbrojtës i madh i trupit tonë. Madje, nji studim i ri tregon se nji substancë e gjetun n’shegë e forcon dukshëm sistemin imunitar për me e luftu kancerin. E edhepse t’mirat shëndetësore t’shegës janë t’shumta, jo çdokush e ka kohë me e konsumu atë shpesh, sepse vërtetë lypë punë me e qëru.
Smoothie me shegë asht receta ideale nëse t’kanë tepru kokrra shege e s’po din çka me bo me to. Thjeshtë e shpejt ti mundesh me i përdorë ato n’nji pije, pa i lanë me t’shku huq – këtë e dëshmon edhe receta jonë.
PËRBËRËSIT:
5 lugë gjelle shegë
1 banane
3 lugë gjelle jogurt grek
10 gr manaferra
1/2 gotë lang portokalli
PËRGATITJA:
Futi krejt përbërësit n’blender e bluji mirë për 5-6 minuta. Mos harro që shegës i duhet pak ma shumë kohë me u shpërba.
REZULTATI:
Servo n’gotë e pije menjiherë, ose ruje n’shishe t’xhamit n’frigorifer për dy ditë. Smoothie kësisoji qëndron i freskët e mundesh me e marrë edhe me vehte n’pauzë, n’ushtrime e pse jo me e pi edhe gjatë ditës për qejf. Mjfaton me e shkund pak shishen para përdorimit.
Ne poashtu ta rekomandojmë smoothie-n me rrepë t’kuqe nëse ke probleme me pagjaksinë, apo edhe smoothie-n me mollë t’gjelbër, që ngjashëm me smoothie-n me kastravec ka veti detoksifikuese e hidratuese. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria