Mjeku britanik i televizionit, Michael Mosley, ndau një recetë të shijshme mëngjesi që është gati për vetëm dy minuta. Ky lloj mëngjesi do të na mbajë të ngopur për orë të tëra dhe do të na ndihmojë të humbasim peshë.
“Fillojeni ditën tuaj me këtë recetë të shpejtë dhe të lehtë me 286 kalori”, tha Mosley.
Bëhet fjalë për djathë të freskët me boronica dhe arra. Ju duhen 100 gram djathë të freskët me yndyrë të plotë, gjysmë luge çaji kanellë të bluar, 40 gramë boronica dhe 20 gramë arra, përcjell Klan Kosova.
Këto ushqime formojnë një mëngjes të shëndetshëm, të larmishëm dhe me vlera ushqyese. Ekspertët rekomandojnë ushqime të pasura me fibra, si tërshëra dhe drithëra si dhe ushqime të pasura me proteina, si vezët, për këdo që dëshiron të humbasë peshë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Djathi i freskët është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe përmban relativisht pak kalori.
“Kjo pjatë është padyshim një zgjedhje e shkëlqyer për humbje peshe sepse përmban ushqime që do t’ju ngopin”, pohon Dr. Mosley./Katror.info