katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ mblidhet sot për të miratuar planin e aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025
    2 minutes ago
    Bizneset sot në protestë, kërkojnë një vit shtesë për liberalizimin e tregut energjetik
    10 minutes ago
    Parashikimi i motit: Çka na pret sot?
    2 hours ago
    Bislimi: Sorensen ka vizion të qartë si të ecet përpara
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet panairi mbarëkombëtar i librit “Prishtina 2025”
    5 minutes ago
    Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet
    1 hour ago
    Afrim Muçaj shpallet “Aktori më i mirë” në SEE Film Festival 2025 në Paris
    14 hours ago
    Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt
    1 hour ago
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    13 hours ago
    Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë
    23 hours ago
    Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    6 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    5 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    7 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    7 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Legjenda e xhudos, Majlinda Kelmendi për Olympics: Po e trasoj rrugën time si trajnere
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Legjenda e xhudos, Majlinda Kelmendi për Olympics: Po e trasoj rrugën time si trajnere

Last updated: 31/03/2023 1:49 PM
208 Shikime
Shpërndaje
Foto: Olympics
Foto: Olympics

Kampionja e parë olimpike nga Kosova reflekton për jetën e saj të re si trajnere: “Ndonjëherë më duket më të vështirë se sa të jesh sportiste”, tha 31-vjeçarja për Olympics.com.

Contents
Majlinda Kelmendi: Të qenit trajnere është më e vështirë se të jesh sportisteMajlinda Kelmendi: Po e trasoj rrugën time si trajnere

Edhe pas pensionimit në vitin 2021, Majlinda Kelmendi vazhdon të jetë figurë ikonike e xhudos dhe veçanërisht për Kosovën, përcjell Katror.info.

“Popullariteti im është ende i njëjtë, ndoshta njerëzit më kujtojnë dhe më respektojnë aq shumë, sepse isha e para që fitova çdo titull për vendin tim në këtë sport”.

Mundesh me e lexu edhe…

Hapet panairi mbarëkombëtar i librit “Prishtina 2025”

“Kam pasur shumë momente të paharrueshme gjatë karrierës sime dhe kjo është arsyeja pse njerëzit nuk do të më harrojnë kurrë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përpara banesës së saj në Pejë, një qytet që ndodhet 80 km në lindje të kryeqytetit të vendit të Evropës Lindore, Prishtinës, rri një statujë e Kelmendit. Që kur u largua nga xhudo, më në fund ajo pati pak kohë të reflektonte mbi dhuratën që ia kishte bërë Federata Ndërkombëtare e Xhudos tre vjet më parë: “Më bën të ndihem krenare. Imagjinojeni sa xhudistë janë në botë dhe ata vendosën ta bëjnë një statujë për mua në vendin tim…”, mendoi ajo.

Kelmendi e mbylli rrugëtimin e saj në Xhudosin përgjithmonë, kur kuptoi se nuk mund të stërvitej më dhe të garonte në nivelin që dëshironte: “Ndonjëherë më mungon dhe ndoshta mund ta vazhdoja edhe dy ose tri vite tjera, por trupi im nuk mundi ta përballonte më. Edhe nëse dua të stërvitem, trupi im thjesht nuk po më dëgjon…”, pranoi 31-vjeçarja, e cila po përballej me dhimbje kronike që nga një dëmtim i rëndë në qafë në vitin 2015.

Megjithatë, xhudo nuk është larguar plotësisht nga jeta e saj.

Në fakt, një aventurë e re si trajnere nisi sapo përfundoi karriera e saj garuese: “Të bëhem trajnere mendoj se kam vendosur që para se ta mbaroja karrierën. Doja të bëhesha trajnere sepse kur jam në tatami, nuk ka rëndësi se ku, ndihem mirë, jam vetvetja”, shtoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Olympics.Com

Majlinda Kelmendi: Të qenit trajnere është më e vështirë se të jesh sportiste

Mbi një vit më parë, Kelmendi iu bashkua ekipit të trajnerit të mentorit të saj Driton ‘Toni’ Kuka: “Ai është shefi, unë jam këtu për ta ndihmuar në çdo gjë, varësisht se çfarë ka nevojë ai dhe ekipi. Kryesisht punoj në seancat stërvitore të xhudos,” shpjegoi ajo.

“Mendova se do të kisha më shumë kohë për veten kur u pensionova, por kjo është krejtësisht ndryshe sepse tani punoj me fëmijë, me kadetë, me të rinj dhe me të rritur. Dhe udhëtoj shumë, por jam e lumtur”, shtoi kosovarja, e cila ende e mban formën në palestër (“kam shtuar disa kilogramë, por thonë se dukem më e dobët, ndoshta sepse kam më pak muskuj tani…”)

Në fillim, të qenit trajner doli shumë më e vështirë nga sa priste: “Ndonjëherë më duket më e vështirë se të jesh atlete,” rrëfeu ajo.

“Kur je sportist, mendon vetëm për veten: thjesht stërvitesh, jep maksimumin dhe kaq. Si trajner, duhet të përballesh me personalitete të ndryshme dhe të përshtatesh me ta, nuk mund t’i trajtosh të gjithë në të njëjtën mënyrë.” rrëfeu ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është gjithashtu një përgjegjësi e madhe sepse të gjithë prisnin që unë të isha po aq e mirë sa isha si atlete. Kështu që ka qenë e vështirë, por më në fund gjeta mënyrën time të ushtrimit të profesionit të trajneres.”

Majlinda Kelmendi: Po e trasoj rrugën time si trajnere

Legjenda kosovare ende e konsideron veten vetëm si ‘asistente’ e trajnerit të saj.

“Trajner/e është fjalë e madhe. Nuk mendoj se thjesht bëhesh trajnere e mirë me vetëm një vit përvojë. Unë e njoh shumë xhudon sepse e kam bërë këtë gjatë gjithë jetës sime, por kur bëhet fjalë për sistemin e punës, është krejtësisht ndryshe”, tha ajo.

“Të qenit trajnere është shkencë, është punë 24/7”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Majlinda Kelmendi për Olympics.com

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat u përball në fillimet e karrierës së saj të re ishte përballja me sportistë dhe personazhe të ndryshëm nga ajo:

“I shikoja të gjithë atletët nga perspektiva ime duke pretenduar se do të stërviteshin dhe do të silleshin si unë. Pastaj një ditë erdhi Toni dhe tha: ‘Nuk mund të presësh që ata të jenë ti.’ Sepse unë isha punëtore jashtëzakonisht e vështirë dhe kisha shumë besim. Dhe brezi i ri tani nuk ka të njëjtën vendosmëri si unë,” shpjegoi ajo.

Foto: Olympics.Com

Në vitin 2021, Kuka ishte fitues i çmimit të arritjeve të trajnerit të IJF-së, pasi udhëhoqi Kosovën në tre tituj olimpikë në pesë vjet.

“Toni është trajneri më i mirë në botë dhe kam shumë për të mësuar prej tij. Stërvitja e tij bazohet shumë në disiplinë dhe nëse ndjek rregullat e tij, do të bëhesh një xhudist/e i/e suksesshëm/me. Ai e di se si ta nxierr 100% si trajner dhe unë mësoj diçka çdo ditë”, shtoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kampionia e katërfishtë evropiane gjithashtu reflekton se pse nuk mund ta përsërisë thjesht atë që bën mentori i saj: “Do të doja që unë të mund të punoja në të njëjtën mënyrë si ai punon, por nuk është e mundur. Para së gjithash, sepse unë jam grua dhe ndoshta nuk mund të flas me atletët ashtu siç u flet ai, ndonjëherë duhet të bërtas, kështu që edhe unë duhet të gjej rrugën time.”

Si një ish-sportiste, Kelmendi e di se sa e rëndësishme është të ndërtosh një marrëdhënie solide: “Gjëja e parë që dua të bëj si trajnere: dua që sportistët të më besojnë, jo vetëm në tatami, por edhe jashtë saj. Dua të them, më beso mua si trajnere dhe ndoshta disi si, nuk e di, një prind i dytë.”

Ajo gjithashtu di mirë se si të lidhet me atletët:

“Unë e njoh shumë xhudon dhe jam e lumtur kur mund t’i tregoj brezit të ri përvojën që kam, sepse e di se si është të fitosh dhe gjithashtu e di se si është të humbasësh,” tha ajo. “Kështu që mendoj se kam përvojë dhe njohuri të mjaftueshme për t’u bërë një trajner i mirë një ditë, shpresoj.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Trajneret gra mund të shohin gjëra që burrat nuk i shohin”. Majlinda Kelmendi.

Kelmendi është trajnerja e fundit grua që ka marrë një mundësi në nivel të turneut botëror.

Ajo po ndjek gjurmët e lojtareve tjera si Yuko Fujii dhe Sarah Menezes, të cilat janë të dy trajnere për Brazilin, Severine Vandenhende e Francës dhe Yvonne Boenisch, e cila mbikëqyr stërvitjen për të gjithë ekipin austriak.

“Kjo më bën shumë të lumtur sepse xhudo është një sport vërtet i vështirë dhe gratë mund të jenë sportiste të mira dhe trajnere të mira. Është shumë frymëzuese dhe është vërtet mirë ta dish që grave u është besuar tani kjo përgjegjësi e madhe, që do të thotë se ato mund ta përballojnë atë dhe të jenë të suksesshme.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Boenisch kohët e fundit fitoi një gjyq kundër burrave që kishin refuzuar t’i merrnin shërbimet e saj prej trajnereje vetëm për shkak të gjinisë së saj: “Jam i lumtur që fitoi dhe federata e mbështeti. Shumë trajnere gra mendoj se janë ende duke përjetuar diskriminim, por është mirë që nuk janë vetëm”, shtoi xhudistja më e suksesshme e Kosovës.

Kelmendi beson se të qenit trajnere grua mund të ketë edhe avantazhe: “Mendoj se femrat janë pak më të ndjeshme dhe ndonjëherë mund t’i ndiejnë dhe shohin gjëra që burrat nuk munden”, tha ajo.

“Ato shohin detaje shumë më tepër se burrat dhe mendoj se kjo është arsyeja pse gratë mund të bëhen ndonjëherë trajnere më të mira se burrat.”

Foto: Olympics.Com

“Gratë në Kosovë janë më punëtore. Kur kanë një qëllim, asgjë nuk mund t’i ndalojë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Majlinda Kelmendi.

Pejanja tani është duke i trajnuar ish-shoqet e skuadrës dhe kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Nuk është aq e vështirë sepse edhe kur kam qenë sportiste gjithmonë jam munduar t’i ndihmoj”, ka shpjeguar Kelmendi.

Gjatë garave, ajo mbështeste ekipin gjatë ngrohjes, por në Kampionatin e fundit Botëror në Tashkent, Uzbekistan, ajo u zhvendos në karrigen e trajnerit: “Ishte e çuditshme në fillim”, ish-ylli -52 kg. e kujton.

“Isha me Krasniqin dhe aty ishin edhe Chelsie (Giles), Abe (Uta) dhe (Amandine) Buchard. Më dukej si shaka sepse të gjithë ishin kundërshtaret e mia dhe meqë i njihja aq mirë mund ta ndihmoja Distrian.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“(Kur jam në karrigen e trajnerit) bërtas shumë, ngrihem dhe harroj që nuk mund të flas gjatë përleshjes. Por ndonjëherë emocionohem aq shumë sa dua të hidhem në tatami!”

Kelmendi gjithashtu beson se Republika e Kosovës nga Ballkani, mund të shkruajë edhe më shumë histori në këtë sport.

“Përderisa e kemi Tonin kryetar, besoj vërtet se Kosova do të ketë një skuadër të suksesshme xhudo”, tha specialistja O-goshi, e cila po kujdeset për Laura Fazliun në peshën -63 kg.

“Ajo është vërtet e fortë, por nuk kishte aq shumë përvojë, veçanërisht për garat e mëdha të seniorëve”, shtoi Kelmendi për 22-vjeçaren që së fundi ka ngjitur dy podiume të Grand Slam të IJF-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kështu që tani kemi disa emra të rinj të mirë edhe për djemtë dhe vërtet besoj se xhudoja e Kosovës nuk do të përfundojë apo ndalet me gjeneratën që e kemi tani sepse po punojmë edhe për brezin e ri”.

Kjo intervistë u përkthye dhe u përshtat nga stafi i Katror.info, si e tillë nuk mund të riprodhohet, kopjohet dhe publikohet pa u cituar burimi.

Kjo intervistë është marrë nga Olimpics.com

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Kampiona e katerfshit kosovarelajme të miraLegjenda e XhudosMajlinda KelmendiOlympics.comtophome2Xhudoja Kosovare

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: FFK Klubi elitar danez: Marigona Hajdari është aset i madh për ne
Artikulli i ardhshëm Foto: Telegrafi Luana Vjollca dhe Bardhi publikojnë këngën “Zemrën ta vodha”
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Hapet panairi mbarëkombëtar i librit “Prishtina 2025”

1 Shikim
Lajme të mira

Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

3 Shikime
Lajme të mira

Afrim Muçaj shpallet “Aktori më i mirë” në SEE Film Festival 2025 në Paris

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?