Një iniciativë simpatike është nisur nga një studente nga Shkupi, ku qyteti i Manastirit u bë me bibliotekën e parë në gjuhën shqipe.
Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, inicatorja Ermira Selimi tregoi se si ka filluar e gjithë kjo iniciativë, si dhe për mbështetjet që ka pasur deri më tani nga figura të njohura publike dhe njerëz të tjerë.
Ajo pretendon që kjo bibliotekë të jetë një ndihmesë e madhe për mbrojtjen e gjuhës shqipe në këtë vend. Emira u drejtohet të gjithëve që të ofrojnë ndihmë sa munden për këtë mision të shenjtë që ajo ka ndërmarrë, pasi që sipas saj ne qytetit të alfabetit i kemi shumë borxh dhe është koha që të kontribuojmë për këtë qytet dhe shqiptarët që kanë mbetur atje.
Emira Selimi vjen nga Shkupi. Ajo ndjek studimet Universitetin e Evropës Juglindore për Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Poashtu merret edhe me gazetari, si dhe është aktiviste e shoqërisë civile.
“Unë jam iniciatorja e hapjes së parë të bibliotekës shqiptare në qytetin e Manastirit. Kjo ide lindi nga momenti kur unë në vitin 2021 fillova të bëj një hulumtim në qytetin e alfabetit në lidhje me gjurmët e shqiptarëve ortodoks atje. Në momentin kur unë fillova të gjurmoj aty, kuptova edhe fatin e shqiptarëve të sotëm që kanë mbetur në qytetin e Manastirit” thotë Ermira.
Sipas saj statistikat ishin të frikshme lidhur me njohuritë në gjuhën shqipe.
“Statistikat tregonin se në Manastir ishin vetëm 5% shqiptarë ndërsa këto 5% ishin vetëm ato që kishin mbiemrat e shqipëruar, ndërsa pjesa më e madhe ishin me mbiemra të sllavizuar dhe të turqizuar dhe këto shqiptarë me këto mbiemra në statistika pavarësisht se deklarohen shqiptar ato nuk shkruhen në statistika të tillë”, rrëfen Ermira.
Sipas saj qëllimi i hapjes së bibliotekës është mbrojta dhe ruajtja e gjuhës shqipe.
“Më pas kuptova që shqiptarët atje po humbnin gjuhën shqipe, shqiptarët në Manastir e flasin shqipen me shumë pengesa dhe kjo është si pasojë e mungesës së shkollës së mesme shqipe por edhe të literaturës shqip, dhe një bibliotekë e pasuruar me libra shqip do i mbroje shqiptarët atje nga asimilimi dhe mbrojtja e gjuhës anëtare shqipe”, tha Ermira Selimi./Katror.info