Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar me sukses një trajnim i avancuar i zhvilluar nga ekipi britanik BMATT (British Military Advisory Training Team), me fokus në përgatitjen dhe certifikimin e instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Trajnimi i formatit rezident është zhvilluar në përputhje me standardet moderne të edukimit ushtarak, duke synuar rritjen e kapaciteteve profesionale të instruktorëve të FSK-së.
Në ceremoninë e përmbylljes dhe ndarjes së certifikatave morën pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së.
Ky bashkëpunim i rregullt ndërmjet FSK-së dhe Mbretërisë së Bashkuar vlerësohet si dëshmi e përkushtimit të Kosovës për ndërtimin e një force profesionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në partneritet të ngushtë me shtetet partnere./Katror.info