Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 4 nëntor 2025 do të zhvillohet ankandi i dymbëdhjetë për këtë vit.
Në këtë ankand do të emetohen Obligacione shtetërore trevjeçare në vlerë prej 20 milionë eurosh.
Investimi në këto obligacione konsiderohet i sigurt dhe garantohet me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi përcaktohet nga tregu dhe mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës trevjeçare, ndërsa është plotësisht i liruar nga tatimi.
Për më shumë informacione rreth pjesëmarrjes në ankand, qytetarët mund të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Ekonomia Online/Katror.info









