Një studim i vitit të kaluar ka zbuluar se burrat në moshë të cilët iu nënshtrohen një programi 8 javor janë në gjendje të reduktojnë moshën e tyre biologjike me 3.2 vjet, transmeton Good News Network.
Këtë ndryshim burrave të moshës 50-72 vjeç ia kanë mundësuar gjashtë ndryshime të vogla në dietë dhe stilin e jetesës që synon të ndryshojë epigjenetikën e tyre.
Gjashtë ndryshimet konsistonin në rekomandime për gjumë më të mirë dhe për një kohëzgjatje prej të paktën 7 orësh. Hapi tjetër ishte disa suplemente fitonutrientësh pluhur të përbërë nga polifenole dhe kurkumin. Meditimi 10 minutësh është një pjesë tjetër e rëndësishme apo praktikë frymëmarrjeje e bërë dy herë në ditë.
E segmenti i fundit i programit është kujdesi në ushqim, përshembull konsumimi nga ora 8 e mëngjesit deri në 20:00, një probiotik i përbërë nga Lactobacillus plantarum dhe 30 minuta stërvitje në ditë 5 ditë në javë në 60-80% të ritmit maksimal të zemrës.
Ka ndryshime epigjenetike që na bëjnë të plakemi më shpejt dhe ka ndryshime që ngadalësojnë apo edhe e ndryshojnë këtë proces. Kjo është ajo që studiuesit e jetëgjatësisë në përgjithësi i referohen kur bëjnë pretendime të tilla si “plakja e kundërt”. / Katror.info