Emri i brendshëm i koduar për aplikacionin është “Project 92” dhe emri i tij publik mund të jetë Threads, bazuar në dokumentet e brendshme të siguruara nga The Verge.
Një nga drejtuesit e Meta u tregoi punonjësve një pamje paraprake të një konkurrenti të ardhshëm të Twitterit, për të jetësimin e të cilit cilin Meta po punon.
Është një aplikacion i ri i pavarur, i cili do të bazohet në Instagram dhe do të integrohet me ActivityPub, një protokoll i decentralizuar i mediave sociale, shkruan Verge, përcjellë Katror.info.
Kjo teorikisht do t’i lejojë përdoruesit e aplikacionit të ri të marrin me vete llogaritë dhe ndjekësit e tyre në aplikacione të tjera të aktivizuara nga ActivityPub.

Shefi i produkteve të Metës, Chris Cox, e quajti aplikacionin e ardhshëm përgjigjen tonë ndaj Twitterit. Ky aplikacion do të përdorë sistemin e llogarisë së Instagram për të plotësuar automatikisht të dhënat e përdoruesit. Emri i brendshëm i koduar për aplikacionin është “Project 92” dhe emri i tij publik mund të jetë Threads, bazuar në dokumentet e brendshme të siguruara nga The Verge.
Cox tha se qëllimi për aplikacionin e ardhshëm të Metës është siguria, lehtësia e përdorimit, besueshmëria dhe sigurimi që krijuesit e përmbajtjes të kenë një vend të qëndrueshëm për të ndërtuar dhe rritur audiencën e tyre. /Katror.info