katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    4 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    4 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    4 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    3 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    5 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    1 day ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    4 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    5 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    1 day ago
    Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    2 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    4 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    5 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Misioni i (pa) mundur i jetës në Mars dhe Hënë: Kolonizimi do të fillojë në vitin 2040?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Misioni i (pa) mundur i jetës në Mars dhe Hënë: Kolonizimi do të fillojë në vitin 2040?

Last updated: 04/10/2023 7:46 PM
329 Shikime
Shpërndaje
Foto: NDTV

Pothuajse gjysmë shekulli më parë, astronautët e misionit Apollo 17 kaluan tre ditë në Hënë – ata ecën, hipën në makinën hënore dhe e gjithë bota ndoqi transmetimin e ngjarjes në ekrane të vogla.

Tani është planifikuar që njeriu të kthehet në këtë trup qiellor, por jo në formën e një shëtitjeje, por një qëndrimi afatgjatë. Plani është që kolonizimi të fillojë pas vitit 2040. E përderisa disa shkencëtarë tundin kokën, duke konsideruar se kjo është e paarritshme, një numër i madh i ekspertëve kanë filluar të përgatiten për realizimin e kësaj ndërmarrje të madhe, shkruan Katror.info.

NASA planifikon të ndërtojë shtëpi në Hënë – por ato që mund të përdoren jo vetëm nga astronautët, por edhe nga njerëzit. Shkencëtarët besojnë se deri në vitin 2040, amerikanët do të kenë parcelën  e tyre të parë në hapësirë. Gjithashtu, është planifikuar edhe jeta në Mars. Ky projekt tepër ambicioz ka përçarë publikun profesionist. Disa besojnë se afati kohor i deklaruar është shumë ambicioz, veçanërisht përpara suksesit të dëshmuar me një tjetër ulje në Hënë. Ndërsa një pjesë tjetër e komunitetit shkencor ka një plan se si të realizohet qëndrimi në Hënë dhe Mars.

Mundesh me e lexu edhe…

Agjencia hapësinore amerikane planifikon të nisë një printer 3-D në Hënë dhe më pas të ndërtojë strukturat, shtresë pas shtrese, nga betoni i specializuar hënor i bërë nga copa shkëmbi, copëzave të mineraleve dhe pluhuri që gjenden në shtresën e sipërme të sipërfaqes së Hënës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne jemi në një moment kyç dhe në një farë mënyre duket si një ëndërr. Duket se ishte e pashmangshme që ne të arrijmë këtu,” tha Nikki Werkheiser, drejtoresha e zhvillimit të teknologjisë në NASA.

Ajo shtoi se “NASA është më e hapur për partneritet me akademikë të tjerë dhe liderë të industrisë, gjë që e ka bërë fushën e lojës shumë më të gjerë se sa ishte në ditët e misioneve Apollo”.

“Ne kemi njerëzit e duhur në kohën e duhur me një qëllim të përbashkët, prandaj mendoj se do të arrijmë atje,” tha ajo.

Ndër pengesat e shumta për t’u vendosur në Hënë është pluhuri – pluhuri aq gërryes sa mund të pret si xhami. Ai rrotullohet në shtëllunga të dëmshme dhe është toksik kur thithet. Shkencëtarët besojnë se pluhuri është një problem, por se mund të ketë edhe një zgjidhje për të cilën po punohet, shkruan New York Times.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Amerikani mesatar ndoshta mund të mos jetë në gjendje të jetojë në Hënë gjatë jetës së tij, por për ata vetëm disa dekada më të rinj se ata, kjo është një mundësi reale. Për mua, kjo do të thotë se ne do të kemi një vendbanim hënor dhe njerëzit do të të jenë në gjendje të jetojë dhe të punojë në Hënë. Kjo ide varet nga imagjinata e sipërmarrësit”, thotë Raymond Clinton Jr., zëvendësdrejtor i Zyrës së Shkencës dhe Teknologjisë në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s në Huntsville.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të marrë në konsideratë vlerën e tregut të shtëpive në Hënë, apo se si mund të duket struktura e pronësisë për habitatet hënore. Megjithatë, ata pranojnë se Hëna përfaqëson një burim potencialisht të rëndësishëm të pashfrytëzuar dhe se kombet e tjera padyshim që do të jenë të interesuara për diçka të tillë.

Çdo pajisje që shkon në Hënë duhet të testohet në Tokë për t’u siguruar që mund t’i rezistojë mjedisit. Përpara se NASA dhe pjesëmarrësit e tjerë të mund të ndërtojnë shtëpi, agjencia duhet të ndërtojë “jastëkë” sigurie për ulje që do të mbrojnë raketat që mbajnë printera 3D nga pluhuri. Shkencëtarët aktualisht janë duke punuar në përsosjen e një betoni të simuluar hënor që mund të zëvendësojë materialin e bërë në Hënë ndërsa testet kryhen në Tokë. Shumë gjëra janë ende duke u hetuar, duke përfshirë nëse është e mundur të manipulohet toka në sipërfaqen e Hënës dhe të bëhen materiale ndërtimi:

“Ne duhet ta fillojmë këtë zhvillim tani nëse duam të kemi habitate në Hënë deri në vitin 2040”, thotë gjeologia Jennifer Edmunson.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në 10 vjet, teknologjia e ndërtimit mund të jetë shumë e ndryshme, lloji i robotëve që përdorim mund të jetë shumë i ndryshëm dhe inteligjenca artificiale që ne përdorim do të jetë ndryshe. Ajo që mund të bëjmë tani është të dalim me strategji trajnimi që i bëjnë punëtorët e ndërtimit gati për të ardhmen”, tha Amirhosein Jafari, asistent profesor i teknologjisë së ndërtimit në Universitetin Shtetëror të Luizianës.

NASA ka bashkëpunuar me kompaninë e teknologjisë së ndërtimit ICON për të arritur qëllimin e saj për ndërtimin e shtëpive. Kompania u financua fillimisht nga NASA në vitin 2020, dhe një shtesë prej 60 milionë dollarësh u njoftua në 2022 për një sistem ndërtimi hapësinor që mund të përdoret përtej Tokës, shkruan Katror.info.

“Është një përparim çuditërisht i natyrshëm nëse po pyesni për mënyrat se si prodhimi i aditivëve dhe printimi 3D mund të krijojnë një të ardhme më të mirë për njerëzimin,” tha Jason Ballard, CEO i ICON, në një deklaratë për shtyp.

“Udhëtimi me peshë të lehtë është kritik sepse çdo kilogram shtesë i peshës që bartet me një raketë në Hënë kushton rreth 1 milion dollarë. Bartja e materialeve nga Toka për t’u ndërtuar në hapësirë ​​nuk është e qëndrueshme. Kështu që ju ose duhet të dini se si të përdorni atë që është atje lart, ose dërgoni gjithçka që ju nevojitet”, thotë Patrick Suerman, dekan i përkohshëm i Shkollës së Arkitekturës në Universitetin e Teksasit AM.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky ekspert ka ndërtuar projekte në disa nga vendet më të largëta të Tokës, nga provincat e Afganistanit deri në Rrethin Arktik. “Ndërtimi në hapësirë,” tha ai, “i kujton atij një mësim që ka mësuar – kërcënimet më të mëdha për jetën nuk vijnë nga njerëzit e tjerë, por nga vetë mjedisi.”

“Ne ndërtuam një bazë pothuajse nga asgjëja në Afganistan. Gjithçka është e njëjtë, vetëm me më shumë rrezatim dhe më pak gravitet. Dhe nëna natyra dhe sistemi diellor do të fitojnë çdo herë,” shton ai.

Shkencëtarët theksojnë se Hëna nuk është kufiri përfundimtar dhe se ata po mendojnë të ndërtojnë shtëpi dhe të banojnë në Mars.

Traktati i Artemidës, i nisur nga Shtetet e Bashkuara së bashku me shtatë vende të tjera themeluese në vitin 2020, rifreskoi parimet e eksplorimit paqësor dhe bashkëpunues të hënës dhe tani nënshkruhet nga 29 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Italinë, Kanadanë dhe Brazilin./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:HënëkolonizimikuriozitetMarsmisioniNASAtop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Madonna më 14 tetor nis turneu “Celebration”, çmimet e biletave janë astronomike
Artikulli i ardhshëm Logu i hapur: Flea Market i suksesshëm i Prishtina Hackerspace rikthehet të dielën

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Për herë të parë një grua në krye të Qeverisë së Nepalit

8 Shikime
Kuriozitet

A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe

20 Shikime
Kuriozitet

Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?