Një teori e re sugjeron se ekziston një lloj i ri i atomit të hidrogjenit, i padukshëm ndaj dritës, që mund të shpjegojë një prej enigmave më të vjetra të fizikës – të ashtuquajturin “mister i jetës së neutronit” – dhe njëkohësisht të zbulojë natyrën e materies së errët në univers.
Ky mister lind nga dy metoda eksperimentale që matin jetëgjatësinë e neutronëve të lirë (jashtë bërthamave atomike), por japin rezultate të ndryshme:
Eksperimentet me rreze raportojnë një jetëgjatësi prej 888 sekondash.
Eksperimentet me “shishe” (ku neutronët ruhen në ambiente të mbyllura) japin 878 sekonda.
Kjo diferencë prej 10 sekondash është shumë më e madhe sesa gabimet eksperimentale dhe ka mbetur e pashpjeguar prej vitesh, shkruan Live Science, përcjell Katror.info.
Sipas fizikanit Eugene Oks nga Universiteti i Auburn, kjo mospërputhje ndodh sepse një pjesë e neutronëve shndërrohen në një atom të rrallë hidrogjeni dhe një neutrino – një proces i padukshëm për detektorët klasikë, duke bërë që të duken më pak shndërrime se sa ndodhin realisht.
Ky hidrogjen “i errët” nuk reagon me dritën, prandaj ka mbetur i fshehur deri tani. Nëse teoria rezulton e saktë, ajo mund të sjellë përgjigje të reja për materien e errët, që përbën shumicën e masës së universit. /Katror.info
Përgatiti:
